Lajme
17.3.2016 16:07
Në kuadër të Twining proektit ."Forcimi I mëtejshëm I kapaciteteve administrative dhe organizative si dhe procesin e Integrimit Evropian."I finansuar nga IPA TAIB 2010,zhvillohet një vizitë studimore e Sekretarit Shtetëror për Çështje Evropiane z-nja Ana Bllazheska dhe disa të punësuar të SÇE-së në Zagreb ,Republika e Kroacisë.
Gjatë ligjëratave në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë të punësuarit në Sekretariatin për Çështje Evropiane patën mundësinë për të shkëmbyer mendimet dhe për tu njoftur me punën e anëtarit më të ri të Bashkimit Evropian.
Në kuadër të vizitës Sekretari Shtetëror , Ana Bllazheska gjithashtu kishte takim me z-nja Maja Bakran Mariqiç,ndihmës Ministër për çështje evropiane ,ambasadorin e BE-së në Kroaci,Z- Branko Bariqeviç si dhe përfaqësues të ndryshëm të drejtorive të MPJ të Kroacisë.
Në takime u diskutua për ecurinë e procesit euro-atlantik të Maqedonisë dhe situatën aktuale në lidhje me krizën e emigrantëve.Gjithashtu ata shkëmbyen ide për ta thelluar bashkëpunimin mes Maqedonisë dhe Kroacisë në veçanti në drejtim të forcimit të kapaciteteve administrative dhe procesin e Bashkimit Evropian.