Lajme
14.3.2016 13:05
Sot, 14 mars në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë Sekretariati për Çështje Evropiane në bashkëpunim me Agjensionin Nacional për programe evropiane arsimore dhe mobilitet, realizuan prezantim për Programet e Unionit, respektivisht programin - ‘’Erazmus +’’
Në ngarje fjalën e tij kishte Zëvendëskryeministri dr. Fatmir Besimi, Drejtori i Agjensionit për programe arsimore evropiane dhe mobilitet z. Darko Dimitrov, si dhe prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitet dr. Blerim Reka.
Në fillim të ligjëratës së tij zëvendëskryeministri Besimi theksoi se programet e Unionit paraqesin një sërë aktivitete integruese të miratuara nga BE-ja me qëllim të rritjes të bashkëpunimit mes vendeve anëtare dhe vendeve të cilat nuk janë anëtarë, që sa më mirë të njihen me metodat dhe politikat e BE-së dhe me atë të mundësohet shkëmbim dhe praktika të mira.
Republika e Maqedonisë ishte pjesë e programit të Unionit 2007 – 2013, pjesëmarja e Republikës së Maqedonsië në Programet e Unionit 2014 – 2020 praqesin vazhdimësi logjike.
Programet e Unionit paraqesin derë të hapur deri tek fondet e BE-së dhe mundësi të cilat janë më të mëdha nga pakoja Nacionale IPA prej reth 664 milion eurosh.
Për Programet e Unionit (periudha 2007 – 2013 ) është paguar bileti hyrës retj 11,3 milion euro prej të cilave reth 8 milion nga mjetet e IPA-s, dhe rreth 3 milion euro nga Buxheti i R.M.-së
Institucionet tona dhe organizatat, si koordinator të projekteve, partnerë apo vetëm pjesëmarës, shfrytëzuan rreth 21,5 milion euro në rreth 800 projekte nga fusha të ndryshme.
Me angazhimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Republika e Maqedonisë përveç programit Erazmus+ deri më tani ka nënshkruar Marëveshjet për qasje edhe për programe tjera: Evropa Kreative- Kulturë; Evropa Kreative- Media; COSME; Fiskalis; Dogana; Evropa për qytetarët; Programi Punësim dhe inovaccione sociale dhe Mekanizmi për mbrojtje civile.
Më 2015 në kuadër të këtyre instrumenteve janë konfirmuar 166 projekte edhe ate: 20 HORIZONT 2020, 7 Evropa për qytetarë, 86 ERAZMUS+; 1COSME; 10 Evropa Kreative – KULTURË; 23 FISKALIS; 21 DOGANË, informoi Besimi.
Për ilustrim më vitin 2015 në kuadër të programit Erazmus+ në Republikën e Maqedonisë u konfirmuan 86 projekte me shumë prej 4.298.917,00 euro ndërkaq për vitin 2016 shuma e mjeteve të ndara për programin Erazmus+ për Republikën e Maqedonisë janë më të mëdha dhe dë të arrijë deri 5.000.000,00, për të cilat mund të aplikojnë nxënës, studentë, mësues, profesor, trajnues dhe personel tjetër që janë të kyçur në cilën do pjesë të procesit arsimor, si dhe ndërmarje, shoqata të qytetarëve, fondacione.
Gjatë ligjeratës Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se Erazmus+ jep kontribut kyç për arsim, trajnim, mobilitet dhe mësim joformal të rijnjve të cilët janë kyç për krijim të vendeve të punës dhe përmirësim të konkurencës së tregut të punës, shkëmbim të përvojave dhe shpërndarje të vlerave evropiane. Ky program modernizon arsimin, trajnimin dhe punën e të rinjëve në Evropë dhe në atë mënyrë siguron mundësi për të rinjtë nga Republika e Maqedonisë të marrin pjesë të barabartë në gjitha programet dhe aktivitetet si dhe shtetasit e BE-së.
Para realizimit të ligjeratës në Universitetin e Evropës Juglindore zëvendëskryeministri Besimi realizoi takim në shkollën e mesme të mjekësisë, Nikola Shtejn, e cila paraqet shembull për projektet të suksesshëm për shkëmbim të përvojave dhe praktika në kuadër të programit Erazmus+ mes të cilës 30 nxënës kanë trajnim dhe praktikë në Spital e cila paraqet pjesë të shtëpisë së pensionerëve në Celje, Slloveni.