Lajme
09.3.2016 11:51
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, z. Fatmir Besimi, sot, 09. Mars 2016, realizoi takim pune me Sekretarin Gjeneral në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë z. Mikele Valensieze.
Në takim u theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, ku u theksua edhe mbështetja e hapur dhe e sinqertë i Republikës së Italisë për aspiratat tona euroatlantike, gjithashtu u potencua edhe angazhimi i Italisë se procesi i zgjerimit të BE-së e cila nuk do të kompletohet, pa kyçjen e gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimit u diskutua gjendja aktuale politike në vend, në të cilën Zëvendëskryeministri Besimi theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të periudhës së ardhshëm për plotësimin e gjitha parakushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Lidhur me detyrimet e vendit në procesin euroatlantik, Besimi theksoi realizimin e Reformave Urgjente Prioritare, të cilat janë të rëndësisë së veçantë, duke pasur parasysh se pas zgjedhjeve, vendi do të merr edhe një Raport nga Komisioni Evropian në bazë të së cilës do të përcaktohet perspektiva e mëtejme e Maqedonisë.
Sa i përket krizës së migrantëve, bashkëbiseduesit iu referuan konkluzioneve të Samitit të BE-së dhe Turqisë, si dhe nevoja për progres konkret në zbatimin e marrëveshjes. Të dy theksuan rëndësinë e politikës së përbashkët dhe efektin në kuadër të gjitha vendeve të BE-së, me theks të veçantë në principet e solidaritetit në menaxhimin me krizën, në të cilën Maqedonia do të vazhdojë të jetë partner konstruktiv në këtë proces.
Në këtë drejtim, Zëvendëskryeministri Besimi falënderoi për ndihmën financiare të Republikës së Italisë për vendin tonë në lidhje me menaxhimin e krizës së migrantëve, si dhe mbështetjen për parandalimin e vërshimeve mes IPA Programit Rajonal për Parandalim, gatishmërinë dhe reagimin e vërshimeve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.