Lajme
07.3.2016 16:36
Në Sekretariatin për Çështje Evropiane, sot me 7 mars 2016, u realizua Misioni i programimit për kornizën investuese në Ballkanin Perëndimor për programim të vitit 2016.
Prezantimin e tij në takim e kishte Udhëheqësi i sektorit DG NEAR z. Vofgang SHlager i cili qëndron për vizitë punë në Republikën e Maqedonisë i cili në takim kishte shqyrtim të veçantë në Thirrjen për kofinancimin e projekteve infrastrukturore për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) për vitin 2016.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Fatmir Besimi përshëndeti angazhimin dhe mbështetjen të cilën BE-ja jep në lidhje me përforcimin e kapaciteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim për qasje në Bashkimin Evropian.
Me qëllim të koordinimit transparent të procesit, në takim morën pjesë përfaqësues të grupeve punuese Sektoriale si që janë transporti, energjetika, socialja dhe mjedisi jetësor.
Përfaqësuesi i DG NEAR Vofgang Shlager mes tjerash shtoi se grupet punuese kanë mbështetje të KE-së sepse Komiteti Investues Nacional paraqet kornizë solide për realizimin e projekteve të Listës së Vetme e cila del nga puna e grupeve sektoriale dhe e njëjta është e rëndësisë së veçantë për agjendën për lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor.