Lajme
01.3.2016 13:12
Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë - ASHAM sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në interes të përshpejtimit të integrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu u përbë edhe Këshilli për euroitegrime të ASHAM-së për avancimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në frymën e mirëkuptimit .
Memorandumi, të cilin e nënshkruan Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi dhe Kryetari i ASHAM-së, akademik Taki Fiti parapanë të krijohet një platformë për sinergjinë mes potencialit shkencor, administratës dhe komunitetit të biznesit mes formave të ndryshme të bashkëpunimit.
Me atë definohen fushat dhe mënyrat e bashkëpunimit në drejtim të shfrytëzimit të njohurive dhe përvojave, kapaciteteve të hulumtimeve shkencore në të gjitha fushat te të cilat ekzistojnë kuadro dhe potenciale të tjera të cilat mundë të shfrytëzohen për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për arritjen e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta .