Lajme
29.2.2016 15:50
Sot, Sekretariati për Çështje Evropiane realizoi ciklin e dytë të debatit ‘’BE Yjet’’ në temë: ‘’Mediat sociale dhe liria e të shprehurit’’, në të cilën debatuan studentë të universitetit të parë privat në Shkup - FON, në hapësirat e së cilës edhe u realizua e njëjta. Para fillimit të debatit, për studentët fjalën e tyre e kishin Zëvendëskryeministri Besimi, Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtarë prof. dr. Nano Ruzhin dhe menaxheri gjeneral mr. Sefer Canoski të cilët potencuan rolin e debateve në zhvillimin e shoqërisë demokratike.
Debati i sotëm ka qëllim ta zmadhoj interesin dhe diturinë e të rinjve për çështje dhe tema lidhur me BE-në. Me këto debate, SÇE-ja ka qëllim të mundësoj forum të hapur debativ mes të rinjve drejt inkurajimit të mendimit kritik dhe kulturës ku debati shihet si mënyrë demokratike për tejkalimin e dallimeve në mendime.
Pilot debati i parë në kuadër të iniciativës ‘’BE Yjet’’ u realizua në maj të vitit 2015. Në debatin e sotëm të ciklit të debatit me studentët e gjithë universiteteve në Republikën e Maqedonisë e cila u parapri me studentët e Universitetit të Evropës Juglindore dhe e njëjta do të vazhdojë edhe më tej gjatë këtij viti me qëllim të dëgjohet zëri i të rinjve si qytetarë të ardhshëm Evropian.
Debati është pjesë e projektit të SÇE-së Të rinjtë për BE-në.