Lajme
26.2.2016 12:59
Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Ambasadorja e Francës z-nja Lorens Oer dhe Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, dr. Fatmir Besimi nënshkruan letër për bashkëpunim.
Me këtë letër do të përforcohet bashkëpunimi teknik e cila tani më ekziston mes dy vendeve, si mënyrë për përmirësimin e procesit reformues lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Ky bashkëpunim përfshin praninë e ekspertit francez për Çështje Evropiane z. Bertrand Milet në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe mbështetjen bilaterale në harmonizimin e legjislacionit nacional me legjislacionin e Unionit, përforcimin e kapaciteteve institucionale, duke i kyçur ministritë përkatëse dhe menaxhimin e IPA fondeve nacionale dhe rajonale, me fokus të projekteve për vizibilitetin, infrastrukturë dhe ndërlidhjen për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kjo mbështetje është e paraparë për Sekretariatin për Çështje Evropiane si institucion për koordinim në procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian, si dhe për ministritë përgjegjëse për politikat me ndikim më të fortë në normën e absorbimit të fondeve për ndihmën para-aderuese (transport të qëndrueshëm, mjedisin jetësor, bujqësi).