Lajme
18.2.2016 13:41
Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane sot 18 shkurt 2016 në ora 10:30, u realizua prezantim i Programeve të Unionit, si instrument i BE-së për mbështetje. Hapjen e ngjarjes e bënë Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi, z. Mihael Samec, nga Shoqëria Gjermane për bashkëpunim – GIZ dhe Martin Klauke, nga delegacioni i Bashkimit Evropian.
Në fjalën e tij hyrëse Zëvendëskryeministri theksoi rëndësinë e Programeve të Unionit për Republikën e Maqedonisë si mundësi për ngritjen e vlerave Evropiane për shoqërinë tonë, realizim i reformave nga agjenda Evropiane mes avancimit të inkluzivitetit, kohezionit social, qytetërim aktiv dhe krijimin e mundësive për të gjithë.
Mes tjerash u potencua mbështetja financiare nga Bashkimi Evropian për progresin tonë dhe u potencua se Programet e Unionit (periudhë 2007 – 2013), janë paguar rreth 11,3 milion euro për tiketën hyrjes pre të cilave rreth 8 milion nga mjetet të IPAS-s, ndërkaq 3 milion euro nga buxheti i R.M.-së. Institucionet dhe organizatat tona, si koordinator të projekteve, partner apo vetëm pjesëmarrës, kanë shfrytëzuar reth 21,5 milion euro për rreth 800 projekte në fusha të ndryshme.
Në kuadër të vitit të ardhshëm periudha Programore 2014-2020 deri në vitin 2015, në kuadër të këtyre instrumenteve janë miratuar 166 projekte edhe atë: 20 HORIZONT 2020, 7 HORIZONT 2020, 7 Evropa për qytetarët, 84 Erazmus, 1 COSME, 10 KULTURË, 23 FISKALIS dhe 21 DOGANA.
Zëvendëskryeministri Besimi veçoi programin Erazmus plus, për shfrytëzimin e së cilës u janë paraqitur gjithsej 316 aplikacione për projekte të Agjencionit Nacional për Programe Arsimore dhe Mobilitet, nga të cilat 84 projekte u konfirmuan.
Me angazhimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Republika e Maqedonisë deri më tani ka nënshkruar Marrëveshje për Qasje për programet e ardhshëm: Erazmus, Horizont 2020, Evropa Kreative – Kulturë, MEDIA, COSME, Fiskalis, Doganë, Evropa për qytetarët, Programi Punësim dhe inovacione sociale dhe Mekanizmi për mbrojtje civile.
Programet e unionit mbulojnë thuajse çdo fushë të jetës socio-ekonomike të qytetarëve evropian: arsim, kulturë, të rinjtë, media, çështje sociale, zhvillim i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mjedisi jetësor, transporti, shëndeti publik, bashkëpunimi juridik, lufta kundër dhunës, kriminaliteti, terrorizmi, shoqëria informatike, dogana dhe tatimet.