Lajme
15.2.2016 19:29
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi gjatë vizitës së tij ne Bruksel, realizoi takim me z. Miroslav Lajçak, Zëvendëskryetar i Qeverisë Ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Republikës së Sllovakisë.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit diskutuan për Reformat Urgjente Prioritare të Republikës së Maqedonisë në procesin e aderimit drejt Bashkimit Evropian, të vërtetuara me konkluzionet e Këshillit të BE-së, veçmas u theksua rëndësia e plotësimit të detyrimeve të dialogut politik.
Lidhur me gjendjen aktuale të migrantëve, Zëvendëskryeministri theksoi se bashkëpunimi në lidhje me krizën e migrantëve është e rëndësisë së veçantë, sepse vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e kyçur edhe Maqedoninë, janë vende transiti për migrantët dhe për atë është e nevojshme mbështetja nga Bashkimi Evropian.
Në fund të takimit bashkëbiseduesit ranë dakord për thellimin e të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira ekzistuese bilaterale në drejtim të shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunim të afërt në sfera me interes të përbashkët.