Lajme
01.2.2016 15:35
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, dr. Fatmir Besimi, sot 01 shkurt, qëndroi për vizitë pune njëditore në Republikën e Turqisë, gjatë së cilës realizoi takim pune me Ministrin për Çështje Evropiane dhe kryenegociatorin për anëtarësimin e Turqisë në BE, z. Vollkan Bozkër.
Zëvendëskryeministri theksoi marrëdhëniet e mira miqësore dhe bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë dhe shprehu interes për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në tema të interesit të përbashkët.
Besimi theksoi se Maqedonia bën përpjekje të vazhdueshme për realizimin e rekomandimeve të cilat dalin nga Raporti i fundit i Këshillit të Evropian për Maqedoninë dhe reformat urgjente prioritare në krijimin e një klime për zbatimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Në fokus të bisedave ishte kriza aktuale dhe koordinimi i aktiviteteve në shtegun drejt Ballkanit Perëndimor. Besimi theksoi se Maqedonia si vend transit, i migratntve/refugjatëve ata i trajton në mënyrë humane duke i praktikuar të gjitha detyrimet ligjore ndërkombëtare dhe është i hapur për bashkëpunim dhe qasje koordinatave.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se Turqia ka rol kyç në krizën e migrantëve dhe padyshim se është urrë mes këtij problemi global dhe zgjedhjeve të mundshme. Koordinimi i aktiviteteve me Bashkimin Evropian në lidhje me këtë krizë, duhet që sa më shpejtë të jep rezultate konkrete.
Në fund të takimit Zëvendëskryeministri Besimi potencoi se Republika e Turqisë është një ndër partnerët tanë më të afërt dhe mbështetësi në procesin e integrimeve euro atlantike. Bashkëbiseduesit ranë dakord për zbatimin konkret të Protokollit ekzistues për bashkëpunim në fushën e eurointegrimeve, duke përfshirë edhe përdorimin e fondeve të BE-së mes IPA-s dhe shkëmbimin e përvojave për sistemin e zbatimit të të njëjtave.