Lajme
29.12.2015 12:15
Shkup, 29 dhjetor 2015 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Eurointegrime Fatmir Besimi në suaza të vizitave të tij institucionale në kontekst të prioriteteve të ardhshme reformuese të Maqedonisë, sot është për vizitë në Komisionin Shtetëror për parandalim të korrupsionit.
Siç deklaroi Besimi para mbledhjes, në takim me kryetarin e Komisionit Shtetëror për parandalim të korrupsionit Goran Milenkov do të bisedojnë në pjesën e integrimeve dhe rekomandimeve që dalin në këtë sferë, që hynë edhe në Raportin e Komisionit Evropian.
"Qëllimi i takimeve është që në fillim të vitit të ardhshëm të kemi pasqyrë të aktiviteteve të deritanishme në raport të të gjitha prioriteteve reformuese të cilat priten nga Republika e Maqedonisë", potencoi Besimi.
Kryetari i KSHPK-së Milenkov deklaroi se Komisioni në tërësi i ka plotësuar të gjitha masat që i janë dhënë nga Sekretariati për çështje Evropiane, përkatësisht plani për aktivitete reformuese.
"Duke filluar nga korriku, fillohet me sjelljen e regjistrit për persona të zgjedhur dhe të emëruar ku erdhi deri te ndryshimi dhe plotësimi i ligjit, pastaj sjellja e akteve adekuate - rregullat dhe udhëzimet, përmes metodologjisë për vlerësim antikorruptues të legjistlativës dhe përfundimin në afatin e paraparë këtë dhjetor, me miratimin e Programit kombëtar 2016-2019 si dokument strategjik kombëtar për parandalim dhe pengim të korrupsionit", tha Milenkov.
Të gjitha këto aktivitete Milenkov do t"i prezantojë në takimin e sotëm të punës me zëvendëskryeministrin Besimi. sa/bsh/11:26