Lajme
21.12.2015 18:19
Shkup, 21 dhjetor 2015 (MIA) - Dinamika e aktiviteteve të prioriteteve reformuese urgjente të Maqedonisë në dialogun parainkuadrues për anëtarësim në BE në fushat e administratës publike dhe mediave, janë temë e takimit të sotëm të përfaqësuesve të institucioneve kompetente nga këto fusha në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Reformat e deritanishme dhe të ardhshme i analizon zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Fatmir Besimi, ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska-Tomovska, drejtorët e Agjencisë për Administratë, të Inspektoratit drejtues shtetëror, Agjencia për Media dhe Shërbime Mediale dhe Shërbime Mediale Audiovizuele, të servisit radiodifuziv publik...
Nga të gjitha prioritetet reformuese MSHIA është kompetente për reformën e administratës publike dhe mediave.
"Lidhur me reformën në administratën publike dhe në Raportin për përparimin dhe në rekomandimet e Pribes është vërejtur se nga ne kërkohet implementim rigoroz i kornizës së re ligjore të administratës publike", tha Arsovska-Tomovska.
Në pjesën e reformës së administratës publike, vlerësoi, po bëhen reforma serioze, ndërsa vetëm implementimi rigoroz i rregullores së re ligjore do të sigurojë administratë publike ende më profesionale me respektimin e të ashtuquajtrës merit kritereve. "Në atë kuotim me institucionet kompetente tani jemi fokusuar në implementimin e rregullores ligjore e cila do të sigurojë punësim sipas parimit të merit, të shërbimeve për kompetenca profesionale, dhe vlerësimi i efektit, matja e performancës së të punësuarve dhe përparimi i mëtutjeshëm vetëm me respektimin e këtyre kritereve të standardeve profesionale", deklaroi Arsovska Tomovska.
Në takimin e sotëm, siç tha, do të bisedohet për prioritet për ngritjen e Agjencisë së Administratës në Qendër të re dhe moderne për selektimin e kandidatëve për punësim, për vëzhgimin e zbatuar inspektues të jashtëzakonshëm në 1.300 institucione në sektorin publik, si dhe për nevojën institucionet në afat më shpejt të mundur të miratojnë akte për riorganizim të brendshëm dhe sistemim në vendeve të punës, ndërsa mëtej ta përmbushin edhe sistemin e vetëm për menaxhim me resurset njerëzore. "Ky sistem do të jetë një nga sistemet më të mëdha të tilla, gjegjësisht do të jetë i ashtuquajtur regjistër i sektorit publik, ku përveç të dhënave për të punësuarit përfshin edhe të dhëna për institucionet, përkushtimin e tyre organizues, pagat e të punësuarve, lista e transferim për matjen e fakteve" informon ministrja Arsovska-Tomovska.
Në pjesën e dërgimit të shërbimeve publike në vijim është harmonizimi i Ligjit të ri për procedurë të përgjithshme administrative me 200 ligje materiale, e kjo, sipas saj, do të thotë progres i këtyre shërbimeve me procedura të shkurtuara dhe më pak dokumente...
Nga prioritet reformuese në fushën e mediave, do të flitet për progresin e punës dhe përforcimin e kapaciteteve të servisit publik radiodifuziv, nevoja nga miratimi i kodeksit të standardeve profesionale, që duhet të miratohet nga këshilli programues, mënyrat e financimit..... Do të debatohet edhe për aktivitetet e Agjencisë për Mediat pas hyrjes së djeshme në fuqi të ndalesës të reklamimit të paguar politik.
"Aktivitet e tilla do të vazhdojnë sepse edhe në raport qëndron se BE-ja sërish pas zgjedhjeve e në vitin e ardhshëm do të përqendrohet në progresin që pritet ta bëjë RM-ja në këto fusha" deklaroi Besimi.
Në ditët në vijim, siç paralajmëroi, takime të ndara do të ketë edhe me Ministritë e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë, si dhe me institucionet e tjera kompetente.
"Me këtë duhet ta ndjekim dinamikën e aktiviteteve reformuese e cila është në nga temat që kërkohet në vetë rekomandim krahas marrëveshjes politike, implemnimi i të gjitha prioriteteve reformuese që ne të mundemi në kohë t"i adresojmë të gjitha rekomandimet që dalin nga raporti " tha Besimi.