Lajme
21.12.2015 13:08
Sekretariati për çështje evropiane në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shkup dhe Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale,më 17 dhe 18 Dhjetor të vitin 2015, organizoi aktivitet për forcimin e kapaciteteve administrative të këtyre dy institucioneve në drejtim të koordinimit dhe menaxhimit të programeve për bashkëpunim ndërkufitar.
Ky aktivitet është pjesë e mbështetjes që Franca gjatë shumë viteve ua jep institucioneve të Maqedonisë në drejtim të procesit të integrimit evropian dhe miratimin e përfitimeve legale të Bashkimit Evropian.
Në këtë kuadër, u mbajtë konferenca që lejoi ekspertin francez z. Zhan -Lik Fres, përgjegjës për koordinimin e programeve të bashkëpunimit që janë në përgjegjësi të Francës për të ndarë përvojën e saj me homologun e tij nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.
"Ambasada e Francës në Shkup mbështet Sekretariatin për çështje evropiane në rolin e koordinimit të fondeve për ndihmë para-anëtarësimit (IPA) dhe procesin e integrimit evropian nëpërmjet zhvillimit të formave fleksibile dhe reaktive të bashkëpunimit. Prania e një eksperti francez sëbashku me Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Dr. Fatmir Besimi, me një rol këshillues në Qeveri në këto fusha ndihmon që shpejt të identifikohet dhe tu përgjigjet nevojave të autoriteteve maqedonase.Franca, si në të kaluarën, dhe tani vazhdon me këtë bashkëpunim, duke kontribuar në realizimin e perspektivës evropiane të vendit, " thksoi Ushtruesi i detyrës pranë Ambasadës së Frances ,zotëri Dominik Gotje.