Lajme
11.12.2015 14:20
Zëvëndeskryeministri i angazhuar për çështje evropiane,Fatmir Besimi, Shefi i delegacionit të BE-së, Aivo Orav dhe Përfaqesuesja e përhershme e UNDP Louiza Vinton,ne mënyre oficiale e lajmëruan fillimin e programit te BE-së për riparim të dëmeve nga vërshimet.
“Sot, nënshkruam marrëveshje finansimi,e cila paraqet paketin e parë prej 10 milion euro prej Programit të BE-së për riparimin e dëmeve nga vërshimet. Këto 3 milionët e parë do te përdoren për rikonstruimin e rrugëve të dëmtura nga zonat e prekura,duke pasur parasysh rëndësinë e infrastrukturës së transportit për jetën e përditshme të qytetarëve.Por mbështetja e BE-së nuk mbaron këtu.7 milion euro plotësuese së shpejti do të mbulohen për kalimin e dëmeve në infrastrukturën e ujit”tha Aivo Orav Shef i delegacionit te BE-së.
„ Ne vitin 2015,vendi jonë ishte I goditur prej vërshimeve të cilat shkaktuan dëme serioze- humbja e jetës së njerëzve dhe dëme të transportit infrastrukturor dhe ujor.
Nënshkrimi I kësaj Marrëveshje është edhe një fakt për mbështetjen të cilën e merr vendi jonë dhe qytetarët e Bashkimit evropian” theksoi Zëvëndëskryeministri I për çështje evropiane.
“UNDP ka nderin ta zbatoj këtë proekt në emër Bashkimit Evropian”deklaroi përfaqësuesja e përhershme e UNDP,
Louiza Vinton.”Një nga forcat tona në këtë vend është menaxhimi i burimeve ujore, dhe do ta rindërtojmë infrastrukturen rrugore dhe ujore,në mënyre që të promovohet rrezistenca dhe do të ndihmohet të ndalohen vërshime te ardhëshme. Puna jonë këtu është” te ndërtohet më së miri”
Në vitin 2015,mbi 170.000 njerëz ishin të prekur nga vërshimet të cilat shkaktuan dëme të mëdha në rrugë,ura dhe infastruktura ujore,ndërprerja e transportit dhe aktivitetet ekonomike në të gjithë vendin.
Bashkimi Evropian i ndihmon vendit dhe qytetarëve të vet në tejkalimin e pasojave prej vërshimeve, duke siguruar 10.000.000 euro në dy vitet e ardhëshme për rregullimin e prioriteteve themelore per rekontstruimin e infrastrukturës transportuese dhe ujore, ne rajonet më të dëmtuara në pajtueshmëri me parimet e qëndrueshmërisë ”të ndërtohet më se miri”.