Lajme
07.12.2015 16:12
Sekretariati për Çështje Evropiane, sot realizoi takimin e dytë dhe të fundit për këtë vit të Komitetit Nacional për Investime (NIC). Në takim, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane d-r. Fatmir Besimi kishte fjalën e tij e gjithashtu të pranishmëve u drejtuan edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministër i financave, z. Zoran Stavrevski, ambasadori i Delegacionit të BE-së në Shkup, SH.E. Aivo Orav dhe Ministri për Transport dhe Lidhje z. Vllado Misajllovski. Të pranishëm në takim ishin ambasadorët e Bashkimit Evropian, përfaqësues të lartë të Institucioneve Ndërkombëtare Financiare, partnerët bilateral dhe komuniteti i donatorëve me mision të përhershëm në Republikën e Maqedonisë.
Në takim nga ana e të pranishmëve u shqyrtuan Listat Prioritare të Sektorëve për Transport, Mjedis Jetësor, Energjetikë dhe Sektorit Social.
Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri Besimi theksoi rëndësinë e Listave të Projekteve Sektoriale të cilat kanë peshë të veçantë në koordinimin e ndihmës së huaj dhe Buxhetit Nacional të Republikës së Maqedonisë, lidhur me projektet që kanë të bëjnë me konektivitetin energjetik dhe të transportit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Ai potencoi se katër grupet e punës, Transporti, Socialja, Energjetika dhe Mjedisi jetësor gjatë kësaj periudhe kanë dhënë kontribut të madh me qëllim që të vihet deri tek një listë e konsoliduar e projekteve infrastrukturore. Në këtë mënyrë, theksoi Besimi, do të sigurohet koordinim efikas i mëtutjeshëm i politikave zhvillimore përmes planifikimit më të mirë dhe alokimit më të mirë të mjeteve për infrastrukturën e transportit dhe lidhshmërisë energjetike.