Lajme
03.12.2015 14:28
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me Mihael Tilen, Sekretar gjeneral i Fondacionit Konrad Adeauer dhe me drejtorin rajonal të Fondacionit në Republikën e Maqedonisë z. Johanes Rai.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë deri më tani të fondacionit në vendin tonë dhe shqyrtuan mundësitë për realizimin e bashkëpunimit të ardhshëm me Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Fondacionin Konrad Adeauer.