Lajme
18.11.2015 14:05
Në kuadër të vizitës për punë në Bruksel, Sekretarja shtetërore Ana Blazheska, realizoi takime pune me K. Vent, Drejtor në DG NEAR.
Gjatë kohës së takimit, Sekretarja shtetërore Blazheska theksoi rëndësinë e pranimit të rekomandimit të shtatë me radhë për fillimin e negociatave me BE-në. U diskutuan aktivitete të shumta të cilat i zbaton Qeveria me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të shkallës së përgatitjes së Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, u diskutua për shfrytëzimin e IPA si dhe zbatimi i vërejtjeve për IPA-n në raportin e auditivit.
Sekretarja shtetërore Blazheska, në takime theksoi se integrimi evropian mbetet prioritet kyç strategjik në vendin tonë. Në këtë kontekst, theksoi se nga ana e Qeverisë ndiqet realizimi i prioriteteve të zgjedhura duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian, të cilat janë kyçe në procesin e anëtarësimit në BE. Gjithashtu, theksoi se ndihmë e madhe për Maqedoninë janë edhe hapja e fondeve të instrumentit IPA, të cilat janë në dispozicion për institucionet dhe qytetarët e Maqedonisë, në disa fusha të ndryshme. Mes këtyre fondeve, deri më tani janë realizuar numër i madh të projekteve infrastrukturore të cilat janë në favor të qytetarëve.
Në kuadër të vizitës gjithashtu realizoi takim edhe me Rektorin e Kolegjit Evropian, dr. Jorg Monar në hapësirat e kolegjit në Bryzh. Në takim u diskutuan mundësitë e ndryshme për bashkëpunim dhe mundësitë për bursa për studentët nga Maqedonia.
Gjithashtu, u realizuan edhe takime me D. Kulen, shef i njësisë përgjegjës për Maqedoninë në DG NEAR, M. Jung, shef i njësisë për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunim rajonal në DG NEAR. Në takime u diskutua marrja e raportit për progres dhe Strategjia e zgjerimit të BE-së. Në takim me M. Jung u diskutuan mundësitë e ndryshme të cilat i ofron programi rajonal i IPA-së si dhe për projekte të ndryshme nga fusha e infrastrukturës.
Sekretarja shtetërore Blazheska mori pjesë edhe ne brifingun e cila u realizua në Misionin e Maqedonisë në Bruksel me anëtarët e COWEB (grupi punues për Ballkanin Perëndimor). Në brifingun të cilën e realizuan bashkë me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në BE, Lepavcov para anëtarëve të COWEB bashkë prezantuan progresin e Republikës së Maqedonisë në përmbushjen e marrëveshjes politike dhe prioriteteve urgjente reformuese.