Lajme
13.11.2015 15:12
Me rastin e publikimit të Strategjisë së zgjerimit nga Komisioni Evropian dhe Raporti për progresin e Republikës së Maqedonisë, sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane u mbajt diskutim me përfaqësuesit e shoqërive civile në temë : “Strategjia e zgjerimit nga Komisioni Evropian, Raporti për progresin e Republikës së Maqedonisë dhe diskutim rreth hapave të ardhshme me shoqëritë civile”.
Në diskutim, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi, duke folur për hapat e marra pas marrjes së Raportit për progres, rezultatet nga analizat e para, të cilat janë bërë nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe hapat e ardhshëm të planifikuara në drejtim të arritjes së progresit deri në mbajtjen e Këshillit të BE-së në dhjetor, theksoi së është e rëndësishme që në Raport përmendet se Komisioni Evropian është i gatshëm ti propozoj Këshillit fillimin e negociatave për anëtarësim, e cila është e rëndësisë së veçantë jo vetëm për Republikën e Maqedonisë, por edhe për rajonin.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbetet e përkushtuar për këtë interes strategjik dhe me kujdes do ti shqyrtoj të gjitha rekomandimet nga Komisioni Evropian në planin Qeveritar për implementimin e prioriteteve urgjente reformuese.
Nga ana e përfaqësuesve të shoqërive civile u përshëndet mbajtja e këtij diskutimi, gjithashtu u theksuan mendimet dhe qëndrimet në pikëpamjen e sfidave të nënvizuara në Raport.
Nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane, u njoftua se në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me diskutime të ndara me sektorin civil në lidhje me gjetjet kryesore të Raportit.