Lajme
12.11.2015 15:23
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane d-r Fatmir Besimi sot realizoi takimin e parë zyrtar me shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Maqedoni, z-nj Nina Suomalainen.
Zëvendëskryeministri e uroi z-nj Nina Suomalainen për emërimin e saj si Shefe e Misionit të OSBE-së në vendin tonë, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm.
Gjatë kohës së takimit, Zëvendëskryeministri Besimi theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për të ardhmen e vendit, gjithashtu edhe për mbajtjen e rekomandimit për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, nevoja për të arritur më shumë rezultate konkrete në fushën e reformave prioritare, si dhe për anën pozitive të ndryshimeve dhe plotësimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat u miratuan me konsensus mes partive kryesore politike.
Zëvendëskryeministri u falënderua për mbështetjen që Misioni i OSBE-së në Shkup ua jep autoriteteve të Maqedonisë për zbatimin e një sistemi të integruar të arsimit dhe ngritjes së kapaciteteve të nëpunësve shtetëror në standardet dhe principet ndërkombëtare demokratike, dhe gjithashtu ndihmon në reformat zgjedhore, trajnimin e policëve, si dhe ndihmon procesin e reformave në gjyqësi.
Gjatë kohës së bisedimeve, Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se Raporti i Progresit për vitin 2015 është një pasqyrim objektiv i progresit të arritur gjatë vitit të kaluar dhe jep një vlerësim real të përgatitjes së përgjithshme të vendit në plotësimin e kritereve për anëtarësim në Union, gjithashtu, jep edhe udhëzime të qarta për aktivitetet që duhet të ndërmerren gjatë periudhës së ardhshme, ana e detyrimeve që rrjedhin nga prioritetet e reformave urgjente të Komisionit Evropian.
Nga ana e ambasadores Nina Suomalainen u theksuan aspekte të caktuara nga Raporti i progresit nga Komisioni Evropian,në veçanti ato qe janë te lidhura ngushtë me mandatin dhe aktivitetet e Misionit të OSBE-së. Nga ana e bashkëbiseduesve u diskutua dhe Plani I Veprimit Qeveritar për prioritetet dhe reformat urgjente, e cila ishte ofruar për mbështetje dhe ndihmë nga ana e Misionit të OSBE-së.