Lajme
02.11.2015 17:47
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Danimarkës z-nja Lisalote Plasner.
Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Besimi falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme qe e jep Danimarka në procesin e integrimit Euro-Atlantik Republikës së Maqedonisë dhe të rajonit.
Danimarka është përkrahëse e procesit të zgjerimit të BE-së dhe mban qëndrimin se kusht për përparimin e vendeve duhet të jenë arritjet në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme të secilit vend veçmas.
Në takim, u diskutua situata aktuale politike në Republikën e Maqedonisë dhe ndikimin e saj në procesin e përgjithshëm, zhvillimin e marrëdhënieve fqinjësore, si dhe për sfidat në menaxhimin me krizën e migrantëve dhe rolin pozitiv të Maqedonisë.
Nga ana e Zëvendëskryeministrit Besimi u theksua nevoja për integrim sa më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si garancë e vetme për stabilizim dhe prosperitet në rajon.
Në fund të takimit u theksua se avancimi i dialogut politik mes dy vendeve dhe thellimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët do të jenë në fokus të relacioneve bilaterale.