Lajme
27.10.2015 16:29
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me zonjen Katherine Goering, deputete në Bundestagun gjerman dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoni AL Christine Althauzer.
Në takim u bisedua për aktivitet dhe mundësitë e shtetit për ballafaqimin e numrit të madh me emigrantët si dhe per valën te cilën parashikohet që do të arrij, si dhe për masat qe ndërrmiren nga ana jone. Besimi informoi për takimet koordinuese me zyrtarët e BE-së, dhe vendet donatore dhe organizatat në vend, ku një nga temat e diskutimit është migrimi dhe situata e tanishme.
Tema e bisedës në takim ishin edhe ngjarjet e fundit në vend në kontekstin e procesit të integrimit evropian, si dhe përmbushja e reformave të nevojshme dhe marrëveshjet politike.
Në fund, Zëvendëskryeministri Besimi shprehu mirnjohjen e tij për mbështetjen direkte të cilën Republika e Maqedonisë dhe Sekretariati për çështje evropiane merr nga Gjermania si një partner strategjik shumë të rëndësishëm, përmes zyrave të shoqërisë gjermane për bashkëpunim nderkombëtar-GIZ si dhe përmes IPA tuining proektet, një konsorcium prej tre vendeve ku Gjermania është një partner kryesor në bashkëpunim me Poloninë dhe Kroacinë.