Lajme
26.10.2015 18:00
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me zonjën Mari Pjer Poarie, Drejtore rajonale e UNICEF-it për Evropën Lindore dhe të Mesme dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura.
Në takim u bisedua për masat dhe aktivitet të cilat ndërmerren në vendin tonë në drejtim të ballafaqimit me krizën e refugjatëve dhe emigrantëve, si dhe për konkluzat e Samiti të mbajtur rreth kësaj çështjeje.
Zëvendëskryeministri Besimi, gjate takimit theksoi se Maqedonia bën gjithçka që është në mundësitë dhe kompetencat e saja, për të adresuar në mënyrë adekuate situatën, para së gjithash për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të emigrantëve, mbrojtjen e sigurisë nacionale dhe publike, mbrojtjen e shëndetit publik, e veçanërisht në drejtim të luftimit të kontrabandimit të emigrantëve dhe trafikimit me njerëz.
Mes tjerash, ai theksoi se për Maqedoninë është e domosdoshme edhe më tej ndihma nga ana e Bashkimit Evropian dhe e partnerëve bilateral, dhe lidhur me këtë, Sekretariati për Çështje Evropiane organizon takime Donatorësh me bashkësinë ndërkombëtare.
Dy bashkëbiseduesit gjatë takimit përshëndetën konkluzionet e mini Samitit dhe u pajtuan që vetëm me qasje ndër-kufitare kolektive, bazuar në humanizëm, përgjegjësi dhe bashkëpunim pragmatik ndërmjet autoriteteve nacionale, rajonale dhe lokale, mund të arrihet sukses në ballafaqimin me sfidën.