Lajme
20.10.2015 16:21
Bruksel, 20 tetor 2015 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Integrime Evropiane, Fatmir Besimi, sot në Bruksel realizoi takime me njerëzit e parë në Drejtorinë për Zgjerimin e BE-së si dhe me eurokomisarin për arsim, Tibor Navraçiç, në të cilat temë kryesore ishte raporti i ardhshëm i progresit i Komisionit Evropian dhe pritjet e Komisionit në lidhje me vendin tonë.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, zëvendëskryeministri Besimi pas këtyre takimeve pohoi se zbatimi i marrëveshjes politike të 2 qershorit/15 korrikut ka qenë temë kryesore, prej të cilave varet nëse Komisioni Evropian do t'i ndajë rekomandimin e shtatë me radhë për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
"Në takimet me drejtorin e Drejtorisë për Zgjerimin e BE-së, Kristian Danielson dhe me njeriun e parë të Sektorit për Maqedoninë në këtë drejtori, Zhan-Erik Pake, temë kryesore ishte raporti i ardhshëm i progresit. Është e dukshme se pritjet në Bruksel janë të mëdha për Maqedoninë dhe për këtë vendi në mënyrë të obligueshme dhe efikase të punojë në zbatimin e marrëveshjes politike të 2 qershorit, bashkë me pakon e reformave të cilat duhet t'i bëjë vendi ynë.
Qëllimi është që e gjithë kjo në mënyrë përkatëse të reflektohet në raportin e ardhshëm dhe Maqedonia të jetë para Këshillit Evropian me edhe një rekomandim për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe me raport i cili do të japë rekomandime që në periudhën e ardhshme të realizohet agjenda për zgjerimin e BE-së me progresin e mëtejmë të reformave të pritura të cilat janë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë", theksoi Besimi.
Sipas njeriut të parë për eurointegrime të shtetit tonë, vizita e tij e
sotme në kryeqendrën evropiane, gjithashtu ishte lidhur edhe me konferencën rajonale që po organizohet në Bruksel për fondet IPA që janë dedikuar për më shumë shtete dhe kërkoi koordinim më të mirë në periudhën e ardhshme.
"Gjithashtu pata takim edhe me eurokomisarin për arsim Tibor Navraçiç me të cilin biseduam lidhur me ngjarjet politike në Republikën e Maqedonisë, por edhe për punët që kanë të bëjnë për zhvillimin e vendit dhe për rolin që në këtë kontekst e ka edhe arsimi, gjegjësisht shfrytëzimin e programeve të BE-së për mbështetjen e të rinjve lidhur me arsimin", shtoi Besimi.
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë, sot gjithashtu e ka transferuar edhe marrëveshjen për mbajtjen e Konferencës ballkanike të ministrave për eurointegrime nga rajoni, e cila pas shpalljes së raporteve të progresit të KE-së, që menjëherë pasi këtë do ta bëjë Qeveria joformale e Bashkimit Evropian, do të mbahet në Shkup.
"Në fakt, e gjithë kjo është pjesë e agjendës, krahas takimeve të rregullta që i kemi me komisarin për zgjerim Johanes Han dhe përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, ndërsa kjo është që të takohemi edhe me komisarët e tjerë, varësisht temave. Në atë drejtim është edhe takimi i sotëm me komisarin për arsim Navraçiç", potencoi Besimi.
Autor B.N.