Lajme
21.9.2015 15:36
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Dr. Fatmir Besimi, sot (21.09.2015) qëndron për vizitë pune në Bruksel. Gjatë vizitës Besimi u takua me Drejtorin e Drejtorisë për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Kristian Danielson dhe mori pjesë në brifingun lidhur me raportin e progresit për Republikën së Maqedonisë.
Në takime u diskutuan ngjarjet e fundit në vend duke nisur nga arritja e marrëveshjes politike, zbatimi i draft planit të aktiviteteve për realizimin e reformave urgjente prioritare, si dhe përshtypjet nga Dialogu për Aderim në nivel të lartë i cili u realizua javën e kaluar në Shkup.
Zëvendëskryeministri Besimi theksoi rolin e Komisionit Evropian si partner strategjik i vendit në procesin e integrimit evropian dhe potencoi se tani më tepër se kurrë është i nevojshëm vendim i Këshillit me të cilin do të jepet një perspektivë e qartë Evropiane për vendin dhe vendim për fillimin e hapjes se negociatave për aderim, apo Kapitujt 23 dhe 24 në këtë fazë.
Gjatë bisedimeve Besimi potencoi arritjet kyçe dhe zbatimin e reformave nga agjenda evropiane, në veçanti në fushat e gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lirisë së shprehjes dhe mediat, reformat zgjedhore, të drejtat themelore dhe marrëdhëniet ndëretnike si dhe në pjesën e kritereve ekonomike.
Lidhur me gjendjen aktuale të emigrantëve, u theksua se përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në qasjen e vetme të BE-së në drejtim të krizës është me rëndësi të veçantë, sepse vendet, duke e përfshirë edhe Maqedoninë, janë vende transite për emigrantët dhe për këtë arsye nevojitet përkrahja e Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, Besimi përshëndeti vizitën e Komesionerit Han në kufirin Jugor duke theksuar se ajo është një sinjal i fuqishëm për ne por edhe për BE-në për gjetjen e zgjidhjes të kësaj sfide historike për gjithë sistemin e BE-së.