Lajme
17.9.2015 12:19
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi, në takimin e sotëm uroi emërimin e ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, z. Vilem Vuter Plomp.
Zëvendëskryeministri në takim me ambasadorin theksoi se Holanda është përkrahësi më i madh tradicional i aspiratave tona në integrime euroatlantike, me mbështetje të veçantë në ndërtimin e kapaciteteve të duhura të administratës tonë, si dhe të prosperitetit ekonomik në vendin tonë.
Diskutimi u fokusua në aktivitetet të cilat ndërmarrin implementimin e reformave kyçe të agjendës evropiane në vend, me fokus të veçantë në fushat e gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lirisë së shprehurit, reformave zgjedhore, të drejtave fundamentale dhe marrëdhënieve ndëretnike si dhe në pjesën e kritereve ekonomike. Në këtë drejtim u theksua edhe rëndësia e përmbushjes së obligimeve të marrëveshjes politike.
Lidhur me gjendjen aktuale të emigrantëve, Zëvendëskryeministri theksoi nevojën e përfshirjes aktive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në qasjen e vetme të BE-së në drejtim të krizës së emigrantëve, sepse edhe Maqedonia është rrugë transite e emigrantëve në rajon.