Lajme
11.9.2015 15:12
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, merë pjesë në konferencën dy-ditore rajonale përkushtuar bashkëpunimit mes vendeve dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit në BE, mbajtur në Mal të Zi. Në Konferencë morën pjesë edhe ministrat përgjegjës për Integrimin Evropian nga Mali i Zi, Serbi, Shqipëri, Kosovë si dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.
Gjatë diskutimit, Zëvendëskryeministri Besimi përkujtoi se Maqedonia ishte vendi i parë nga rajoni e cila nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe deri tani ka marrë gjashtë rekomandime të njëpasnjëshme për rifillimin e negociatave për anëtarësim ,edhe pse ende nuk ka marrë një datë për negociata. Ajo kishte ndikim në reformat lidhur me BE-në, tha Besimi, sidomos në dy vitet e fundit.
Me dialogun e rinovuar politik në vend edhe përkundër gjitha sfidave, fokusi i anëtarësimit në BE me të edhe reformat në atë proces, mbeten prioritet. Takimi për dialogun në nivel të lartë që do të vazhdojë javën e ardhshme në Shkup, është një sinjal plotësues për përkushtimin në integrimin evropian.
Kur flasim për reformat e diktuara nga procesi i integrimit evropian, Besimi theksoi se transparenca dhe gjithë përfshirja në proces është e domosdoshme, që nënkupton përfshirjen e shoqërisë civile si komponent me rëndësi thelbësor për shoqëritë bashkëkohore demokratike.
Sekretariati për çështje evropiane vazhdimisht synon drejtë vendosjes së sistemit për konsultime të rregullta me shoqërinë civile dhe përpjekjet në këtë drejtim u notuan në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian, theksoi Besimi duke përfunduar se mënyra më e mirë për të siguruar entuziazmin në këtë proces dhe të stimulohet implementimi i reformave të nevojshme është nëpërmjet përfshirjes së të gjithë palëve në këtë proces.
Zëvendëskryeministri Besimi gjatë vizitës realizoi takim bilateral me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Malit të Zi, Igor Lukshiç. Në takim u diskutuan çështje të interesit të përbashkët dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm midis dy vendeve, gjithashtu u diskutuan dhe konkluzionet e Samitit të fundit ballkanik që u mbajt në Vjenë dhe mundësia e iniciativave të ngjashme rajonale dhe aktivitete në kuptim të mbështetjes në procesin eurointegrues.