Lajme
29.7.2015 15:51
Sot u mbajt takimi i parë i komitetit Nacional i Investimeve (KNI). Në takim fjalim mbajtën Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi, Ministri i Financave z. Zoran Stavreski në cilësinë e bashkë-kryesuesit, Euro-Ambasadori SH.T. z. Aivo Orav, ministri i Transportit dhe Lidhjeve z. Vlado Misajlovski dhe drejtori i SH.A. MEPSO z. Sinisha Spasov. Të pranishëm në takim ishin Funksionarë të lartë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ambasadorët e Bashkimit Evropian, përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare financiare, partnerët bilateral dhe komuniteti i donatorëve me mision të përhershëm në Republikën e Maqedonisë.
Komiteti Nacional i Investimeve (KNI) është organ këshillëdhënës ku në mënyrë transparente diskutohet për projektet strategjike infrastrukturore,me qëllim që përmes shkëmbimit të mendimeve eksperte nga ana e përfaqësuesve maqedonas dhe institucioneve ndërkombëtare të arrihet koordinim më i madh i të gjithë palëve që janë të interesuar për financimin e projekteve investuese në sektorët transport, energjetikë, sociale dhe mjedisit jetësor .
Komiteti Nacional i Investimeve (KNI) është i përbërë nga tri pjesë: Niveli i parë është i përbërë nga anëtarët e përhershëm sipas funksionit: Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, si bashkë-kryesues; Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministër i Financave, si bashkë-kryesues, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje ekonomike dhe ministra të tjerë. Niveli i dytë - Grupi teknik punues, si organ operativ i cili formulon, promovon dhe mbikëqyrë zbatimin e qasjes së sektorëve nga vendimi konceptual në praktikë. Nivelin e tretë e përbënë grupet punuese për programim në sektorët :transport, mjedisi jetësor, energjetikë dhe sektori social.
Gjatë fjalimit të tij zëvendëskryeministri Besimi theksoi se përmes formimit të Komitetit Nacional i Investimeve pritet që të sigurohet koordinim i mëtejshëm efikas të politikave zhvilluese përmes planifikimeve më të mira dhe vënies në prioritet për shpërndarje më të mirë të mjeteve për infrastrukturën e transportit dhe lidhjes energjetike të vendit, me vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Kornizës investuese për vendet e Ballkanit Perëndimor 2015 (WBIF 2015). Njëkohësisht u diskutuan dhe prioritetet me afat të gjatë dhe të mesëm përfshirë në korniza të Ballkanit Perëndimor (WB 6), ku Korridori 8 dhe Korridori 10 u theksuan si prioritete dhe të njëjtat do të prezantohen në Komisionin Evropian në Samitin e ardhshëm në Vjenë i cili do mbahet në gusht të vitit 2015.
Në fund zëvendëskryeministri Besimi edhe një herë theksoi rëndësinë e lidhjes energjetike dhe transportit të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-së, si një faktor kyç për rritjen dhe hapjen e vendeve të reja pune në rajon.