Lajme
24.7.2015 13:01
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, dr. Fatmir Besimi mori pjesë në Takimin joformal të Ministrave dhe Sekretarëve Shtetëror për Çështje Evropiane, e organizuar nga Presidenca e Luksemburgut me Këshillin e BE-së.
Në takimin Presidenca shfrytëzoi rastin ta prezantojë Programin dhe prioritetet e veta. Prezantimi u ndoq me këmbimin e mendimeve për çështjet kyçe me të cilat përballet Bashkimi Evropian dhe do të vazhdojë të përballet me gjysmën e dytë të vitit 2015.
Në fjalën e tij Zëvendëskryeministri Besimi theksoi besimin e tij se Presidenca e Luksemburgut përmes zbatimit të qasjes së hapur, e cila synon në vënien e nevojave të tyre në zemër të iniciativave do të arrijë të sigurojë zbatim të qëndrueshëm të prioriteteve të nënvizuara, e cila do të kontribuoj në procesin e ndërtimit të një Evrope të forte, e ndërtuar në bazë të vlerave dhe principeve Evropiane.
Në fjalën e tij Zëvendëskryeministri Besimi, theksoi domosdoshmërinë e integrimeve evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si garantë e vetme për stabilitetin dhe prosperitetin në rajon. Në këtë drejtim, ai theksoi pritjen se Presidenca e Luksemburgut përkrah implementimit të prioriteteve të dhëna, do të jep përkrahje pro-aktive në implementimin e Prioritetit- Forcimi i pjesëmarrjes i BE-së në skenën globale, e cila do të demonstrohet në përvetësim konsensual të vendimet vjetore për zgjerim në tetor dhe do të kontribuojnë drejtë integrimit evropian të rajonit.
Nuk do mund të mos përfitoja nga rasti të falënderoj për përfshirjen dhe gjithë mbështetjen që mori Maqedonia nga ana e Bashkimit Evropian,veçanërisht nga komisari Han, në drejtim të arritjes së marrëveshjes nga ana e partive politike, me të cilën ju dha fund krizës politike,e cila e pengonte rrugën e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë me seriozitet qasi drejt të gjitha vërejtjeve,rekomandimeve dhe raporteve të dhëna nga ana e BE-së, konkretisht në bazë të së cilës përgatiti Plan me aktivitete për zbatimin e reformave urgjente me prioritet, për të cilët ishin konsultuar dhe rënë dakord partitë politike, plan i cili definon aktivitetet tona të ardhshme në drejtim të arritjes së rezultateve – theksoi Besimi.
Në fund të fjalimit të tij Zëvendëskryeministri Besimi, edhe njëherë theksoi rëndësinë e përshpejtimit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim pritshmëria e përkrahjes së përforcuar dhe e vazhdueshme nga ana e institucioneve evropiane dhe vendet anëtare. Presim që progresi të jetë i vlerësuar në konkluzionet e tetorit të Këshillit të BE-së dhe Republikës së Maqedonisë е cila do fitojë edhe me një rekomandim pozitiv për fillimin e negociatave.
Në margjinat e mbledhjes Joformale, zëvendëskryeministri Besimi realizoi më shumë takime bilaterale, në kuadër të së cilave u takua me z. Zhan Aselborn, Ministër i punëve të jashtme dhe evropiane të Luksemburgut, z. Robert Grote, Zëvendësministër i punëve të jashtme të Holandës dhe z. Martin Kothaus, Drejtor Gjeneral për Çështje Evropiane në MPJ të RF. Gjermanisë. Në takimet u diskutuan ngjarjet e fundit në vend dhe përpjekjet të cilat Republika e Maqedonisë i ndërmori në drejtimin e integrimit evropian të shtetit.