Lajme
17.6.2015 14:56
Komiteti për stabilizim dhe asociim mes Republikës së Maqedonisë dhe BE-së mbajti takimin e dymbëdhjetë në Bruksel më 17 qershor të vitit 2015.
Takimi u kryesua nga Znj. Ana Blazheska, Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për çështje evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe z. Jean-Eric Paquet, Drejtori i përgjithshëm i drejtorisë për politikën e fqinjësisë dhe negociatat për zgjerim të Komisionit Evropian.
Takimi i Komitetit për stabilizim dhe asociim rrumbullaksoi ciklin e nën-komiteteve të sektorëve të mbajtura nën MSA nga fundi i vitit 2014. Për rezultatet nga takimi i Komitetit do të njoftohet Këshilli për stabilizim dhe asociim, i cili do të mbahet më 20 korrik të vitit 2015.
Komiteti për stabilizim dhe asociim shqyrtoi realizimin e kritereve politike për periudhën e kaluar, si dhe realizimin e marrëveshjes për stabilizim dhe asociim (MSA).
Në kuadër të krizës së vazhdueshme politike dhe zhvillimeve politike gjatë muajve të kaluar, rishikimi i komitetit për zbatimin e reformave për aderim përqendrohej në fusha të caktuara të drejtësisë dhe punëve të brendshme, të drejtat themelore, përfshirë lirinë e mediave dhe reformat në administratën publike.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet politike dhe ekonomike, ndërsa Komisioni prezantoi prioritetet e reformave urgjente që duhet të ju kushtohet rëndësi gjatë muajve të ardhshëm.
Të dy palët gjithashtu diskutuan edhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të strukturave të punës për MSA-në dhe metodat që synojnë drejt orientimit dhe përmirësimit të efikasitetit të dialogut të vazhdueshëm.
Shkup, 17.06.2015