Komiteti Nacional për Investime (NIC) - mandati, rolet dhe përgjegjësitë e kornizës koordinuese të NIC si dhe metodologjia.
NIC përbëhet prej tre nivele të cilat shërbejnë si bazë për programimin e të gjitha burimeve të financimit në dispozicion (përfshirë IPA-n nacionale dhe donatorët e tjerë).
Elementet kryesore në të cilat bazohet NIC janë: (a) Pronësia, (b) Transparenca, (c) Prioritizimi dhe (d) Pjesëmarrja e strukturuar Komisionit Evropian dhe Institucioneve të tjera ndërkombëtare financiare.
a) Pronësia – pronësia më e lartë politike dhe nacionale duhet të demonstrohet përmes ratifikimi periodik dhe dorëzimit tek organet përkatëse (Delegacioni i Bashkimit Evropian, Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor - WBIF, Institucioneve të tjera ndërkombëtare financiare, etj) për procesuim të mëtejshëm të Listës së vetme të projekteve prioritare të NIC-ut.
b) Transparenca - Ministritë duhet të përgatisin një listë të vetme të projekteve prioritare. E rëndësishme është që të aplikohet metodologjia gjatë përpunimit të projekteve, të bëhet vlerësim i strukturuar i prioriteteve të caktuara, i vendimeve të marra në proces dhe konsultimeve me aktorët e tjerë, siç janë Ministria e Financave, Delegacioni i BE-së, Institucionet Financiare Ndërkombëtare, etj.
c) Prioritizimi: Ekzistojnë dy lloje të prioritizimit: Prioritizimi i parë në nivel të Ministrive ku prioritizohen projektet në Listën e vetme të projekteve sektoriale; Prioritizimi i dytë është në nivel të NIC-ut dhe Ministrisë së Financave ku të gjitha listat e vetme prioritare të projekteve për sektor (nga ministritë) bashkohen në një listë të vetme të projekteve. Këto prioritizime, duhet të jenë në përputhshmëri me prioritetet nacionale dhe ato të BE-së (dokumentet strategjike, marrëveshjet e partneritetit, etj)
d) Pjesëmarrja e strukturuar Komisionit Evropian dhe Institucioneve të tjera ndërkombëtare financiare: NIC kërkon përfshirje të strukturuar dhe efikase të KE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare financiare edhe atë në dy faza: (1) në fazën e maturitetit relativ të Listës së vetme sektoriale të projekteve prioritare në nivel të ministrive dhe (2) në momentin e ratifikimit të Listës së vetme të projekteve prioritare nga ana e NIC, Ministrisë së Financave ose Kryeministrit të Qeverisë.
Anëtarë të përhershëm të nivelit të parë të NIC janë:
Detyrat e nivelit të parë të Komitetit Nacional për Investime janë:
Niveli i dytë - Grupi teknik i punës së NIC-ut: është trupi themelor krijues dhe operativ, që do të formulojë, promovojë dhe mbikëqyrë zbatimin e qasjes sektoriale në praktikë.
Përbëhet nga anëtarët e përhershëm në vijim, sipas pozitës së tyre:
Detyrat e nivelit të dytë të NIC-ut janë:
Niveli i tretë përbëhet prej grupeve punuese për programim në sektorët: transport, mjedis jetësor, energji, dhe sektori social. Grupet e punës janë me rëndësi thelbësore në zbatimin funksional të procesit të programimit, krijimin e listave sektoriale të projekteve dhe ofrojnë informacione kthyese deri tek nivelet më të larta.
Grupet e punës duhet të mblidhet të paktën një herë në tre muaj, dhe nëse është e nevojshme disa herë gjatë vitit.
Detyrat e Nivelit të tretë të NIC-ut janë si më poshtë:
Nëse është e nevojshme, në takimet e të gjitha niveleve të NIC, mund të marrin pjesë përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian, të zyrave të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Kreditore për rindërtim - KfW, përfaqësues nga Banka Evropiane e Investimeve, dhe Banka për Zhvillim me Këshillin e Evropës, si dhe përfaqësues të kreditorëve dypalësh dhe donatorët aktivë në Maqedoni.
Për punën e tij, Komiteti Nacional për Investime duhet ta informojë Qeverinë një herë në vit, jo më vonë se fundi i marsit i vitit aktual për vitin e mëparshëm.
Takimi i parë i Komitetit Nacional për Investime u mbajt më 29 qershor 2015, gjatë së cilit u prezantuan mandati, roli dhe përgjegjësitë e NIK kornizës për koordinim dhe metodologjia, para përfaqësuesve të lartë nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare, partnerët dypalësh dhe komuniteti i donatorëve me mision permanent Maqedoni.
Takimi i dytë i Komitetit Nacional për Investime u mbajt më 7 dhjetor 2015. Pas gjashtë muaj punë dhe 18 punëtorive të mbajtura nga grupet punuese sektoriale, Lista e vetme prioritare u prezantua përpara Institucioneve Financiare Ndërkombëtare, partnerëve bilateral dhe komunitetit të donatorëve me mision permanent Maqedoni.
Më 7 dhjetor 2015 Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi Listën e vetme të projekteve infrastrukturore të cilën mund ta gjeni në linkun e dhënë më poshtë.
Download document: Project Table (PDF)