Lajme
04.6.2015 16:44
Athinë, 4 qershor 2015 (MIA) - Fqinjët nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të jenë miq të mirë, deklaroi zëvendëskryeministri për integrime evropiane Fatmir Besimi në takimin e sotëm në Athinë me ministrin grek të Punëve të Jashtme Nikos Kozias.
"Patëm diskutim të sinqertë dhe të hapur mes miqve. Ky është takimi i parë dhe ndoshta është befasi që biseduam si miq, por fqinjët nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të jenë miq të mirë. Mendoj se diskutimi i sinqertë që e kemi pasur për vizionin e Ballkanit Perëndimor është e ardhmja për stabilitet, paqe, prosperitet, vlera të demokracisë, sundim të së drejtës, liri të shprehjes, lëvizjes. Të gjitha vlerat të cilat janë të përbashkëta për shoqëritë tona", theksoi Besimi.
Ai shtoi se në takimin me Koziasin nuk ka folur vetëm për vizionet, por edhe për mënyrat se si këto vizione të shndërrohen në realitet. Në raport të çështjeve të cilat janë ende më të hapura mes dy vendeve, Besimi theksoi se me Koziasin janë dakorduar se ndoshta ka mundësi që çështjet e hapura të zgjidhen.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë informon se është biseduar edhe për propozimet për masat për ndërtim të besimit dhe zgjidhje të çështjes së emrit.
"Këto ide janë të mirëseardhura. Si dhe nisma ta vizitojë vendin tim. Si mundemi të mendojmë t"i zgjidhim çështjet e hapura pa biseduar, pa nisma", tha Besimi dhe theksoi se Koziasi është i mirëseardhur në Shkup, duke shfaqur shpresë se do të hasë në mikëpritje të njëjtë të ngrohtë.
Në takimin e sotëm në Athinë është përsëritur edhe se zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është diçka që pritet të sjellë paqe të përmbajtur dhe stabilitet në rajon.
"Agjenda e Selanikut dhe konkluzionet e ministrave dhe deklarata e sotme e ministrit të Punëve të Jashtme japin porosi të qartë se ka shpresë për rrugën euroatlantike për vendin tim dhe për rajonin", theksoi Besimi.
Në pyetjen e gazetarëve nëse beson se vizita e sotme do të jetë nga ndihma për Maqedoninë pas Kumanovës, jostabiliteti politik me të cilën për momentin përballet vendi edhe pas ndërmjetësimit të komisarit Han, Besimi tha:
"Definitivisht. Vizita ime në Greqi është për ndihmë edhe pa këto ngjarje të cilat ndodhën në vendin tim. Duhet të tregoj se në raport të situatës politike vij si optimist më i madh, se sa ajo të ishte javën e kaluar. Të hënën ishte arritur marrëveshje mes liderëve politik për konceptin si të lëvizim përpara në këtë situatë, kush do t"i ndihmojë jo vetëm stabilitetit ekonomik, por do të kontribuojë edhe për implementim më të shpejtë të agjendës për reforma në vendin tim. Dhe kuptohet, ajo do të jetë edhe reflektim pozitiv në procesin tonë euroatlantik.
Ministri grek i Punëve të Jashtme në takim e ka shprehur mbështetjen për bisedimet ndërmjet partive politike dhe komisarit evropian Han.
"Diskutuam për ëndrrat dhe shpresat tona për Ballkanin dhe veçanërisht për Ballkanin Perëndimor. Për mënyrat me të cilat mund të orvatemi edhe më shumë ta stabilizojmë pjesën tonë të botës, i komentuam bisedimet që po zhvillohen për çështjet për emrin, ndërsa diskutuam edhe për masat për ndërtimin e besimit", infomroi Kozias.
Ai tha se në ditët në vijim drejtori politik në MPJ greke do të udhëtojë për në Shkup me qëllim që të bisedojë për gjithë këtë. Në fund të muajit edhe Kozias do ta vizitojë Shkupin, me ç"rast, "sigurisht do t"i vazhdojmë diskutimet e sotme".
"Diskutimin e nxehtë që e patëm ishte i hapur, i sinqertë dhe na dha shpresë për bazë të mirë për të ardhmen e dy vendeve tona fqinje", tha Kozias dhe i dëshiroi mirëseardhje Besimit me ç"rast theksoi se ka qenë kënaqësi të bisedohet me të.
Në pyetjen e gazetarëve nëse mund të japë shembull konkret nga lista e masave për ndërtimin e besimit, Kozias tha se lista me masa do të publikohet në Shkup, ku drejtorët politikë nga të dy ministritë tashmë kanë biseduar. Ai theksoi se masat duhet flillimisht të dakordohen, ndërsa pastaj të publikohen.
"Siç zakonisht them, kur njerëzit negociojnë, nuk është mirë të flitet për ato punë. Por atë që mund ta them është se pas tri takimeve në Budapest, Rigë dhe Antali me kolegun tim, ministrin e Punëve të Jashtme të vendit fqinj, secili nga ne përpiloi listë të propozimeve dhe pamë se në njërën mënyrë apo tjetrën, një pjesë e madhe e masave përputhen", tha Kozias dhe shtoi se nevojiten sqarime të mëtejshme nga të dyja palët me qëllim që të konfirmohet çfarë saktë mendon pala tjetër për punët të cilat duken identike.
Shefi i diplomacisë greke informon edhe se për më shumë masa ka kërkuar asistencë nga komisari evropian Han që të mund të formësohen programe të cilat do të mund të financohen nga BE-ja në suaza të potenciales, dhe, siç tha, "shpresoj në marrëveshje të vërtetë për masat për ndërtimin e besimit".
Deklarata e përbashkët e Ministrit të Punëve të Jashtme z.Kozijas dhe Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë z. Fatmir Besimi pas takimit të tyre (Athinë, 4 qershor 2015)
N. KOZIAS: Sot filluam ditën me një takim midis meje dhe Zëvendëskryeministrit të vendit tonë fqinj, Fatmir Besimi, me të cilin kam pasur - dhe me të cilin do të kem, gjatë drekës-diskutime krijuese dhe shumë miqësore . Unë kam shprehur mbështetjen time për bisedimet midis palëve nën kujdesin e Komisionerit Hahn. Dhe është më se e njohur se ne gjithmonë u themi partnerëve tanë Evropianë se mendimet realiste dhe të arsyeshme, si z. Besimi, ju duhet ti dëgjoni me kujdes në Evropë. Z. Besimi dhe unë kemi biseduar për shpresat dhe ëndrrat tona për Ballkanin, dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në veçanti: se si ne do të jemi në gjendje që edhe më mirë të stabilizojmë gjendjen tonë në rajon dhe të mundësojmë edhe më shumë siguri.
Ne i komentuam diskutimet që kanë ndodhur dhe që do të zhvillohen për çështjen e emrit. Ne gjithashtu biseduam për masat e ndërtimit të besimit. Unë do të doja të them se, gjatë ditëve në vijim, drejtori ynë politik do të jetë në Shkup për të folur në lidhje me masat. Dhe gjatë muajit –deri në fund të muajit - do të jem në një turne në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë dhe Shkupin, ku jam i sigurt se do ti vazhdojmë bisedimet që i filluam sot. Për mua ky ishte një rast shumë i këndshëm që kishim mes nesh , dhe që prapë do ta kemi në mesin tonë, Fatmir Besimin. Ai është politikan i ri dhe i talentuar i cili lidh shumë mendime mbi zhvillimet në Ballkan, si një udhëheqës i komunitetit shqiptar në shtetin tonë fqinj. Dhe e falënderoj shumë z. Besimin për bisedën tonë të ngrohtë dhe të hapur që kishim, me sinqeritet dhe në mënyrë që jep shpresa për të krijuar një bazë të mirë për marrëdhëniet e ardhshme midis dy vendeve tona .
Fatmir, mirëserdhe në Athinë, dhe unë me të vërtetë jam i kënaqur me diskutimin tonë.
F. BESIMI: Faleminderit shumë. Para se gjithash, unë do të doja sinqerisht të ju falënderoj , nga zemra, për këtë mikpritje shumë të ngrohtë dhe diskutimi shumë i hapur dhe i sinqertë që po zhvillohet në mesin tonë. Meqë ky është takimi i parë, do të habiteni për faktin se pse unë jam duke folur për miqtë, por fqinjët nuk kanë zgjidhje tjetër, pos për të qenë miq të mirë, dhe unë mendoj se diskutimi që kemi pasur me sinqeritet për vizionin e Ballkanit Perëndimor është e ardhmja, vizioni i përbashkët për stabilitetin, paqen, prosperitetin dhe vlerat e demokracisë, sundimi i ligjit, vlerat e lirisë, lirinë e shprehjes, liria e lëvizjes - gjithë këto vlera që komuniteti euroatlantik i promovon.
Dhe unë jam shumë i kënaqur të them se në këtë takim kemi biseduar për atë vizion, por gjithashtu jo vetëm për vizionin, por për mënyrën se si mund të bëjmë këtë vizion realitet. Edhe unë gjithashtu jam i lumtur të them se kemi pasur mundësinë të flasim për çështjet që janë ende të hapura mes nesh. Dhe se ramë dakord që këto çështje mund të zgjidhen. Kjo mund të hapi rrugën për bashkëpunim bilateral,për marrëdhënie të mira dhe, gjithashtu ndarjen e vlerave të përbashkëta në të ardhmen në të njëjtën familje, ajo e komunitetit Euroatlantik. Gjithashtu, kishim mundësinë për të biseduar për masat për propozim dhe ndërtimin e besimit dhe zgjidhje çështjen e emrit.
Këta ide janë të mirëpritura, siç është iniciativa për të vizituar vendin tim dhe iniciativa për të vizituar vendet në rajon. Si mund të imagjinojmë zgjidhjen e çështjeve , pa biseduar, pa ndërmarr iniciativë? Pra, kjo është arsyeja pse ne e vlerësojmë shumë, kolegu im i nderuar, dhe nëse mund të them se në aspektin e diskutimit sot, i dashur mik - ju jeni i mirëpritur në Shkup, dhe shpresoj se do të gjeni të njëjtën ngrohtësi atje. Gjithashtu me ju dua të ndaj atë që sot diskutuam se zgjerimi i Evropës në Ballkanin Perëndimor është diçka që ne presim r të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Agjenda e Selanikut, që nga viti 2003, dhe konkluzionet e ministrave gjatë Presidencës Greke të Bashkimit Evropian konfirmojnë shpresën, dhe gjithashtu deklaratën që e dëgjova tani nga ministri juaj i Punëve të Jashtme, jep një mesazh të qartë se ka shpresë për vendi n tim dhe rajonin për të vazhduar në rrugën e euroatlantike.
Pra, edhe një herë dua t"ju falënderoj shumë për këtë mundësi, takimi i përbashkët dhe bisedat për çështjet konkrete dhe specifike që i kemi, gjithashtu përmes bashkëpunimit bilateral, përvoja e shkëlqyer e deritanishme me bashkëpunimin ndërkufitar. Deri më tani në IPA vijuese për vitin 2013-2017 rreth 10 milion euro janë përdorur për 50 projekte në komuna të ndryshme dhe institucione nga sektori civil dhe komuniteti i biznesit, ne kemi një program të ri IPA për vitin 2014-2020. Do të ketë fonde shtesë për këtë bashkëpunim.
Ne gjithashtu biseduam për TUINING-un, ku ne mund të përdorim përvojën e administratës greke, si dhe përvojën tuaj me institucionet evropiane; diçka që është përdorur në të kaluarën në programe të tjera.
Pra, kjo është një fushë e hapur, një mundësi për bashkëpunim dhe marrjen e këtyre masave për ndërtimin e besimit në marrëdhëniet tona, sepse ka bazë të fortë për ta bërë këtë. Ka bashkëpunim të rëndësishëm ekonomik operativ dhe investues. Ne kemi nevojë për të mbështetur këtë bashkëpunim dhe forcimin e lidhjeve në fushën ekonomike, në fushën sociale, në bashkëpunimin tonë, si vende të ardhshme në familjen e madhe të njëjtë në fushën e komunitetit euroatlantik, të vlerave demokratike dhe vlerave ekonomike të lirisë së lëvizjes dhe lirisë.
Faleminderit.
GAZETARI: Z. Kozias, një pyetje për Ju: Ju përmendët masat për ndërtimin të besimit. A mund të na jepni disa shembuj konkret? Sepse ne nuk e dimë se çfarë saktësisht përfaqësojnë. Një shembull nga lista e CBMs, dhe a ekziston mundësia për përafrim të qëndrimeve. Faleminderit.
N. KOZIAS: Faleminderit për pyetjen. Shpresoj se pas bisedimeve mes drejtorëve tanë politik do të publikojmë listën në Shkup. Unë do të angazhohem– ashtu siç do të doja të bëja – nëse unë përmend masa , së pari duhet të biem dakord për ata. Siç them gjithmonë, kur dikush është duke negociuar, nuk është e mirë që të flitet në lidhje me të. Ajo çfarë mund të them është se, pas tre takimeve që kishim - në Budapest, Riga dhe Antalia - me kolegun tim Ministrin e punëve të jashtme nga vendi jonë fqinj,secili prej nesh përpiloi listën e propozimeve dhe u konstatua se në pjesën më të madhe, në një mënyrë ose një tjetër, ata përputhen.
Por ende janë të nevojshme sqarime nga njëra anë,dhe çfarë saktë mendojnë të dy anët për pikat që përputhen, nga ana tjetër. Gjithashtu kam kërkuar ndihmën e Komisionit Evropian,nga z. Hahn, Komisionari kompetent, për masat specifike të formojnë programin- i financuar nëse është e mundur, nga Bashkimi Evropian - në kuadër të asaj dhe un siç shpresoj, marrëveshje reale për masat e ndërtimit të besimit. Mendoj se ju dhashë risi të mjaftueshme, por kam mbajtur disa për udhëtimin tim.
GAZETARI: Z. Besimi, pas Kumanovës dhe paqëndrueshmëria politike që ekziston në vendin tuaj në këtë moment dhe me ndërmjetësimin e z. Hahn, a mendoni se ky udhëtim i juaji në Greqisë do të jetë vendimtare? A do ti ndihmojë vendit tuaj?
F. BESIMI: Faleminderit për pyetjen tuaj. Gjithsesi. Vizita ime në Greqi është e dobishme, edhe pa këto ngjarje që kanë ndodhur në vendin tim. Duhet të them, sot, për sa i përket situatës politike, unë erdha më optimist sesa vizita ime të kishte qenë javën e kaluar, pasi të hënën u arrit marrëveshje ndërmjet liderëve politikë për konceptet për daljen nga kjo situatë, e cila do të ndihmojë jo vetëm për stabilitetin politik, por edhe për përshpejtimin e agjendës së reformave në vendin tim, dhe sigurisht kjo do të ndikoj pozitivisht në plotësimin e procesit tonë euroatlantik. Pra, kjo është se si unë shoh vizitën. Dhe përsëri unë do të përsëris se pres që kjo vizitë të pasqyrojë frymën për diskutim me kolegun tim, z Kozias, miku im Nikos, sepse kur flasim për marrëdhënie, marrëdhëniet e mira fqinjësore, nisemi nga vetja jonë. Fillohet nga komunikimi personal, mënyra se si komunikohet, mënyra e mirëkuptimit reciprok dhe respektit të ndërsjellë, dhe mënyra jo vetëm si udhëhiqet politika, siç u tha nga ministri juaj, por edhe të ndihmojë kohezionin social ose siç quhet këtu masat për ndërtimin e besimit. Domethënë, kështu unë e shoh këtë takim lidhur me këtë çështje.
Pra, kjo vizitë ndihmon në ndërtimin e besimit, jo vetëm në nivel personal, por ndihmon edhe në shoqëri si dhe në marrëdhëniet tona ndër fqinjësore.
Faleminderit.