EU stars
01.6.2015 11:49
Data: 19 maj (e martë)
Kohëzgjatja: 13.00- 15.00
Nikoqir: Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dr. Fatmir Besimi me përfshirjen e përfaqësuesve profesional të Sekretariatit për çështje evropiane.
Pjesëmarrës: studentë nga më shumë univerzitete të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues të sektorit civil.
Vendi: Në hapësirat e Sekretariatit për çështje evropiane
Pilot debati i cili ndoqi rregullat e Karl Popperit të debatit, u mbajt në temën Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet që të përfshijë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ekipet debatuese të cilat ishin të përfshira në këtë aktivitet promotiv ishin studentë nga Univerziteti Sh. Kirili dhe Metodi- Shkup që debatuan pro, dhe studentët e Univerzitetit të Evropës Juglindore, që debatuan kundër.