Lajme
27.5.2015 16:44
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Dr. Fatmir Besimi, qëndron për vizitë pune dyditore në Paris, Francë.
Në kuadër të vizitës në Republikën e Francës, Zëvendëskryeministri kishte fjalën e tij në manifestimin e ditës Ndërkombëtare Vesak të UNESCO-s dhe realizoi takim me z. Erik Furnie, Drejtor i Evropës Qendrore në MPJ të Francës, dhe me Drejtorin për Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme z. Pjer Levi. Gjatë takimit, u diskutuan temat aktuale, sfidat dhe ngjarjet rreth gjendjes politike në Republikën e Maqedonisë si dhe rëndësia e zgjerimit sa më të shpejtë të Bashkimin Evropian kah vendet e Ballkanit Perëndimor në aspekt të arritjes së sigurisë, stabilitetit dhe mirëqenies më të madhe në rajon.
Në fjalën e tij në UNESCO, në temë: “Përkujdesja ndaj paqes në botë përmes edukimit kulturor”, Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se thënia e Budës: “Përmes mendimeve tona ne krijojmë Botën”, përcjell një mesazh të fuqishëm... Athua ekziston ndonjë mënyrë tjetër më e mirë për ti formuar mendimet tona përveç se me anë të edukimit, përmes dialogut ndërkulturor dhe mirëkuptimit ndërkulturor..., ku mësojmë se duhet të ndërtojmë, jo vetëm ura gjeografike por edhe ura të forta shpirtërore mes njerëzve, ku mësojmë t’i pranojmë të tjerët dhe nga ana tjetër ta pranojmë rolin tonë në ndërtimin e paqes. Thjesht duhet të veprojmë të bashkuar që të ballafaqohemi me sukses me sfidat, me qëllim që të vendosim paqe të qëndrueshme.
Shënimi i festës Ndërkombëtare Vesak, paraqet një ngjarje kulturore, religjioze dhe humanitare, e cila nga viti 2000 shënohet në selinë dhe zyrat rajonale të Kombeve të Bashkuara, me mysafirë prej më tepër se 35 shtete të Botës, ku synohet në zhvillimin e një bote në të cilën qeveris bashkimi, drejtësia dhe paqja.