Lajme
22.5.2015 13:02
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi, sot, qëndron në vizitë pune njëditore në Tiranë, Republika e Shqipërisë, ku do të merr pjesë në Takimin e Ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të “Procesit për bashkëpunim të Evropës Juglindore (SEECP)”. Të dy iniciativat janë në nivel të përforcimit të perspektivave euro – atlantike në rajon në Evropën Juglindore dhe sigurim të paqes dhe zhvillimit.
Qëllimi i Procesit për bashkëpunim me EJL është fuqizimi i politikës, sigurisë, bashkëpunimit ekonomik, si dhe intensiteti i bashkëpunimit të vendeve të rajonit në fushën e demokracisë, gjyqësisë, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër aktiviteteve ilegale.
SEECP ka për qëllim përforcimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe sigurimin e paqes në rajon dhe të ju mundësojë vendeve të cilat synojnë të jenë anëtarë të BE-së dhe NATO-s afrim më të shpejtë te të njëjtat.
Takimi i ministrave paraqet forum kryesor për konsultime, përcaktim i bashkëpunimit si dhe avancimin e qëllimeve të Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Takimi shërben si platformë i këmbimit të mendimeve për gjendjen aktuale në rajon dhe niveli i bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Në agjendën e takimit do të gjendet edhe raporti i aktiviteteve të miratuara sipas prioriteteve të udhëheqësis shqiptare me SEECP.
Në kuadër të mbledhjes vjetore të Këshillit për bashkëpunim rajonal u miratua programi vjetor i punës për periudhën e ardhshme në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe marëdhenive ndërfqinjësore, duke përfshirë iniciativa për projekte konkrete rajonale.
Në kuadër të vizitës së tij Zëvendëskryeministri Besimi u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati.
Nga ana e bashkëbiseduesve u diskutua gjendja momentale politike dhe siguria me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë, si dhe përpjekjet që bëhen me dialogun e nisur politik. Gjithashtu u theksua rëndësia e vazhdimësisë së bashkëpunimit dhe mbështetja mes dy shteteve në drejtim që sa më shpejtë të përmbushen standardet Evropiane dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian, e cila do të sjellë një ardhmëri më të mirë, paqe, stabilitet, zhvillim ekonomik dhe prosperitet, për të dy shtetet dhe rajonin.