Lajme
07.5.2015 14:32
Me 7 maj në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u mbajt takimi i gjashtë i grupit Special për reforma në Administratën Publike mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë.
Grupi Special për Reforma në Administratën Publike u themelua në takimin e shtatë të komunitetit për Stabilizim dhe Asociim, i mbajtur më 3 dhe 4 qershor të vitit 2010 ne Shkup. Takimet e grupit mbahen dy herë në vit, çdo gjashtë muaj dhe që nga themelimi i grupit deri më tani janë mbajtur pesë takime. Nga viti 2012 u vendos një praktikë e grupit Special për Reforma në Administratën Publike për tu takuar një herë ne vit.
Kryesues me grupin special është Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Mr. Ivo Ivanovski, ndërkaq Zëvendës kryesues është Zëvendësministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë z-nja Marta Arsovska Tomovska.
Ne takimet e Grupit Special për Reforma në Administratën Publike bisedohet për progresin në reformat e administratës si dhe ligjet e reja dhe aktet nënligjore që kanë të bëjnë me administratë dhe mënyrën e punës së saj, ndërkaq në ketë takim të gjashtë me radhe, theksi u vendos ne dy ligjet të reja: Ligji për nëpunës Administrativ dhe ligji për të punësuar në sektorin publik.
Grupi Special është i pari në rajon dhe më i vjetri në punën e tij dhe paraqet një shembull pozitiv për vendet tjera kandidate për anëtarësim në BE.