Lajme
28.4.2015 15:30
Zëvendës Kryeministri i Qeverisë për çështje evropiane dr. Fatmir Besimi është në vizitë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, që nga Korriku do të marrë presidencen e Këshillit të BE-së, ku zhvilloi takim me Ministrin e punëve të jashtme dhe evropiane të Luksemburgut z. Zhan Aselborn dhe me drejtorin e Komisionit për punë të jashtme dhe evropiane, mbrojtje, bashkëpunim dhe emigrim, z. Mark Angel.
Zëvendës Kryeministri Besimi theksoi domosdoshmërinë e integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si garancion i vetëm për stabilitet dhe prosperitet në rajon. Në këtë drejtim ai shprehu nevojën dhe pritjen që procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, ndër prioritetet tjera, do të gjendet në nivel të lartë në agjendën e presidencës së ardhshme të Këshillit BE-së nga Luksemburgu.
Zëvendës Kryeministri Besimi kërkoi mbështetje nga Luksemburgu drejtëpërdrejtë edhe për Maqedoninë, veçanërisht në këto kohë kur përballemi me sfida serioze të cilat kanë ndikim mbi procesin eurointegrues, zgjidhja jo e përshtatshme kohore, jo inkluzive dhe jo adekuate e së cilës mund të shpjerë deri tek prishja e stabilitetit, duke përfshirë edhe tensione potenciale ndëretnike.
Përpos kësaj, ai përshëndeti diskutimin mbi situatën politike dhe arritjen e Konkulzave për Republikën e Maqedonisë nga ana e Këshillit të BE-së, gjë që tregon interesin e shteteve anëtare për të mbajtur Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së. Nga ana jonë, konkluzat shihen si udhërrëfyes për fokusimin ndaj prioriteteve kyçe të cilat duhen të realizohen për të kapërcyer situatën aktuale, tha Besimi.
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë akoma besojnë në një përqindje të lartë në Bashkimin Evropian, por pakënaqësitë nga kohëzgjatja e procesit kanë filluar të ndjehen, që çon deri në uljen e kredibilitetit të procesit- u shpreh Besimi duke kërkuar mbështetje për fillimin e procesit negociues të shumëpritur për anëtarësim në BE, kurse zgjidhja për çështjen e emrit të kërkohet në fazat e hershme të negociatave.
Në fund ai theksoi se pavarësisht të gjitha rrethanave dhe vështirësive me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë në këtë periudhë, Qeveria dhe administrata investojnë përpjekje të vazhdueshme në drejtim të përqëndrimit të procesit reformues dhe gjenerimit të sinjaleve pozitive ne fushat kyçe.
Nga ana e bashkëfolësve u prezantuan pikat kryesore të programit dhe prioriteteve të presidencës së Luksemburgut të Këshillit të BE-së, duke përfshirë dhe planet për mbajtjen e takimit të rradhës së Këshillit për Stabilizim dhe Asociim, si dhe paraprirje për një takim të mundshëm joformal të Këshillit të BE-së për çështje të përgjithshme me prezencën e ministravë për çështje evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Bashkëfolësit poashtu theksuan se Luksemburgu mbështet procesin e zgjerimit si një nga shtyllat e BE-së, të cilin e shohin si themel për ndryshime pozitive në shtetet kandidate, në këtë drejtim ata shprehën mbështetje pa rezerva për aspiratat e RM-së drejt integrimit në BE, por në të njëtën kohë shprehën shqetësim se përpos çështjes së emrit e cila deri në kohët e fundit shihej si pengesa e vetme, shfaqen edhe pengesa shtesë për integrimin e mëtutjeshëm në BE, mes së cilash theksuan situatën aktuale politike në vend dhe regresin në disa fusha kyçe, që gjeneron reputacion të keq ndërkombëtar. Ata shprehën shpresa për kapërcimin e tyre nëpërmjet dialogut konstruktiv dhe inkluziv.
Në përfundim të takimit Ministri Aselborn potencoi se Luksemburgu qëndron i hapur për komunikim të rregullt në nivel të lartë politik, që do të vazhdojë edhe gjatë kohës së presidencës së tyre rë Këshillit të BE-së.