Lajme
17.4.2015 14:53
Në hapësirat e Sekretariatit për çështje evropiane u zhvillua debati i tretë me rradhë i ciklit debutues “BE Bisedime”, që është pjesë e BE Agjendës që Sekretariati e realizon gjatë vitit 2015.
Debati ishte me temën “ Barazia mes burrave dhe grave, perspektivat dhe sfidat “.
Për herë të parë në debatet e “BE Bisedime” ishte ftuar një mysafire e mirënjohur nga Bashkimi Evropian, përfaqësuese e Parlamentit Evropian, më saktësisht sot iu dha rasti pjesëmarrësve në debat që të shkëmbejnë mendimet e tyre me znj. Ana Zaborska, eurodeputete për një kohë të gjatë dhe anëtare e Komisionit për të drejtat e grave dhe për barazi gjinore.
Në ngjarjen e sotshme morrën fjalën dhe shprehën mendimin e tyre përfaqësues të shoqërisë civile, Komisioni Parlamentar për mundësi të barabarta, Ambasadorja e Francës Znj. Oer, përfaqësues të Ministrive, Kryetarja e Unionit të odave ekonomike në Maqedoni, profesorë universitetesh dhe përfaqësues të Model Parlamentit Evropian - Maqedoni si dhe përfaqësues të qeverisjes lokale.
Gjatë debatit fjala hyrëse u dha nga Zëvendës Kryeministri për çështje evropiane dr. Besimi, kurse debati u udhëhoq nga Sekretarja Shtetërore e Sekretariatit për çështje evropiane, znj. Blazheska.
Nga ana e pjesëmarrësve u shpreh rëndësia e respektimit të barazisë gjinore dhe rëndësia e kësaj teme në Republikën e Maqedonisë, në Bashkimin Evropian dhe në shtetet anëtare.
Ishin të theksuara numri i konsiderueshëm i rregulloreve të miratuara deri më tani dhe kuptimi i tyre, poashtu u theksua nevoja për punë të mëtutjeshme dhe për përmirësim sidomos në lidhje me betejën kundër paragjykimeve, miratimin e masave për rritjen e mjeteve që do të kontribuojnë drejt fuqizimit ekonomik dhe institucional të gruas, rritjen e përqindjes së grave në pozita udhëheqëse, rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën politike, përmirësimin e kushteve drejt arritjes së barazpeshës mes jetës profesionale dhe asaj personale, lufta kundër dhunës në familje si dhe nevoja për të treguar gratë nën një histori dhe figurë tjetër nga ana e mediave.
Sekretariati për çështje evropiane do të vazhdojë me ciklin debatues “BE Bisedime” me qëllim të arritjes së transparencës dhe përfshirjes më të madhe në procesin e integrimeve evropiane në Republikën e Maqedonisë.