Lajme
09.4.2015 15:23
Në kuadër të vizitës tre ditore në Republikën e Francës, Sekretarja Shtetërore Ana Blazheska, sot (9.4.2015) mbajti fjalën e saj në seancën plenare në Kuvendin e Rajonit Normadia e Poshtme, Kanë, Francë.
Sekretarja Shtetërore Blazheska theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të decentralizuar mes Republikës së Maqedonisë dhe Rajonit të Normadisë së Poshtme. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi mes veti janë lidhur numër i madh i vepruesve shoqëror (institucione qendrore dhe lokale, organizata joqeveritare). Gjithashtu janë mbuluar edhe një numër i madh i temave të cilat janë me rëndësi për Republikën e Maqedonisë dhe institucionet të cilat punojnë në procesin integrues.
Më tej, në fjalën e saj Sekretarja Shtetërore Blazheska shpreh falënderimet deri tek Këshilli Rajonal i Normadisë së Poshtme për angazhimet e deritanishme dhe u theksua përkushtimi i të dy palëve drejt zhvillimit të marrëdhënieve. Zhvillimi dhe fuqizimi i bashkëpunimit do të thotë projekte të reja dhe dimension të lartë evropian të bashkëpunimit si dhe mundësi të reja për të dy palët që të ndërtojnë dhe ndajnë vlera të përbashkëta Evropiane.
Në të ardhmen hapen mundësi për bashkëpunime të reja me të cilat Sekretariati për Çështje Evropiane do të kyçej nëpërmjet rolit të tij koordinues në procesin e eurointegrimeve si dhe nëpërmjet shfrytëzimit të mundësive të fondeve të ndryshme evropiane të cilat janë të hapura për Republikën e Maqedonisë. Përvojat e arritura deri më tani japin postulat për shkëmbimin e përvojave të cilat janë të një rëndësie të veçantë për procesin e integrimit të shoqërisë së Maqedonisë në përgjithësi.
Blazheska theksoi se ky lloj bashkëpunimi paraqet një shembull të parë dhe unikë këtij karakteri. Në të ardhmen duhet bërë përpjekje dhe të punohet për mbajtjen e veçantisë, freskisë dhe risisë të bashkëpunimit.
Përvojat e shkëlqyera deri më tani, duhet të jenë shembull edhe për vendet tjera të rajonit që ti shfrytëzojnë mundësitë dhe hapësirën të cilat i kanë për bashkëpunime të ngjashme, nëpërmjet së cilave do të përfitonte rajoni më i gjerë.
Në fund Sekretarja Blazheska falënderoi të gjithë ata të cilët ishin të kyçur në realizimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë dhe rajonit të Normadisë së Poshtme.