Lajme
08.4.2015 15:26
Sekretarja Shtetërore Ana Blazheska, dje (07.04.2015) realizoi takim pune me Arlem Desir, Sekretar Shtetëror në Ministrinë për Punë të Jashtme në Francë, Paris.
Gjatë takimit, Sekretarja Shtetërore Blazheska theksoi rëndësinë e procesit euro integrues për Republikën e Maqedonisë, si dhe angazhimin e institucioneve të Maqedonisë për përmbushjen e procesit reformues në përgjithësi, duke theksuar se integrimi Evropian mbetet prioriteti strategjik kyç për vendin tonë. Në këtë kontekst, theksoi se nga ana e Qeverisë ndiqet realizimi i prioriteteve të selektuara duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian, të cilat janë thelbësore për procesin e hyrjes në BE.
Ndër tjera u theksua edhe nevoja për rritjen e mbështetjes së partnerëve evropian, me qëllim që sa më shpejtë të fillojnë negociatat për integrim.
Sekretarja Shtetërore Blazheska theksoi se ndihmën dhe mbështetjen të cilën institucionet në Maqedoni marrin nga Franca nëpërmjet IPA-së dhe bashkëpunimit bilateral janë me rëndësi të veçantë për avancimin e punës së institucioneve të cilat janë të mbuluara nga këto projekte. Franca mbetet partnerdrejt integrimit më të shpejtë dhe më efikas të Maqedonisë në BE.
Sekretari shtetëror Desir theksoi përkrahjen të cilën e jep Franca për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Franca deri sot ka qenë përkrahëse e fillimit të procesit të negociatave ndërkaq u theksua nevoja e implementimit të plotë të rekomandimeve nga Komisioni Evropian të dhëna në raportin vjetor të progresit.
Në fund, nga ana e të dy palëve u theksua rëndësia dhe nevoja e përfshirjes dhe kontributit nga ana e të gjithë vepruesve politik dhe shoqëror për të arritur qëllimin afatgjatë strategjik - anëtarësim e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.