Lajme
06.4.2015 15:46
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi,realizoi takim pune me Dide Rejnders, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për punë të jashtme të Mbretërisë Belge, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Gjatë kohës së takimit, Zëvendëskryeministri Besimi theksoi rëndësinë e procesit të integrimit evropian për Republikën e Maqedonisë, duke theksuar se integrimi evropian mbetet prioritet kyç strategjik në vendin tonë. Në këtë kontekst theksoi se nga ana e Qeverisë ndiqet realizimi i prioriteteve të përzgjedhura duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian, të cilët janë kyçe në procesin e anëtarësimit në BE, siç janë : liria e shprehjes dhe mediat, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, marrëdhëniet ndër-etnike, reformat në administratën publike, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, bashkëpunim rajonal dhe rritja e zhvillimit ekonomik dhe punësimi.
Ndër tjerash u theksua nevoja për rritjen e interesit si dhe ndërmarrjes së hapave konkret edhe nga të gjitha anët duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian në drejtim të tejkalimit të pengesës shumëvjeçare të imponuar me çështjen e emrit, me qëllim që sa më shpejt të fillojnë negociatat aderuese.
Në pikëpamje të situatës aktuale politike Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se është e nevojshme rivendosja e dialogut politik funksional në drejtim të asaj që punon dhe treshja e Parlamentit Evropian me qëllim të tejkalimit të sfidave dhe hapërimin drejtë rrugës evropiane strategjikisht të definuar.
Ministri për punë të jashtme Rejnders theksoi mbështetjen e dhënë nga Belgjika për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Në pikëpamje të ngjarjeve aktuale politike ai potencoi se me rëndësi është të vendoset dialog politik në vend. Gjatë bisedimit, theks i veçantë u vendos në implementimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike,si bazë solide për progres dhe zhvillim të mëtutjeshëm.
Belgjika i përket grupit të 15 vendeve anëtare të BE-së të cilët pas mbajtjes së takimit të vitit të kaluar të Këshillit Evropian mbështetën fillimin e negociatave dhe u dakorduan për mbajtjen e një diskutimi tërësor në Këshillin e BE-së për të ardhmen e procesit euro-integrues të Republikës së Maqedonisë.
Në fund, nga ana e të dy palëve u theksua rëndësia dhe nevoja e përfshirjes dhe kontributit nga ana e të gjithë vepruesve politik dhe shoqëror për të arritur qëllimin strategjik afatgjatë- anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.