Lajme
13.3.2015 14:06
Në hapësirat e MK-BE Info Qendrës, Sekretariati për Çështje Evropiane në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë, mbajtën ngjarjen në kuadër të projektit “Bashkimi Evropian në Maqedoni – Kafe Pauzë me Ambasadën e Austrisë”
Në këtë ngjarje nxënësit, qytetarët, të punësuarit e SÇE-së, përfaqësues të ambasadave të vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësuesit e mediave, kafe pauzën e tyre e kaluan bashkë në bisedë të ndërsjellë dhe jo formale me Ambasadorin e Austrisë Tomas Mihael Baer dhe Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, në një ambient nën tingujt e muzikës Austriake, pejsazhe të paharruara dhe shijen e ëmbëlsirave të njohura Austriake.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje është promovimi dhe afrimi i vlerave të BE-së dhe vendeve anëtare të tyre deri tek qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se përfshirja e ambasadave – ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, në realizimin e këtyre ngjarjeve të ardhshme promovuese, është edhe një dëshmi se ata me të vërtet janë miqtë tanë të afërt dhe se ata sinqerisht e përkrahin integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Projekti “Bashkimi Evropian në Maqedoni“ është pjesë e BE Agjendës 2014 dhe 2015 të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe do të realizohet në bashkëpunim me ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.