Lajme
11.3.2015 15:50
Sekretariati për Çështje Evropiane në drejtim të realizimit të BE Agjendës 2015, me qëllim të përmirësimit të kualitetit në procesin e qasjes së Bashkimit Evropian, duke u udhëhequr nga parimet e përfshirjes dhe transparencës në punën e saj filloi me ciklin debateve “BE bisedime” (EU Talks).
Tema e sotme e ciklit të parë debutues ishte “BE mbetet prioriteti ynë”.
Debati hapi mundësi për shkëmbim mendimesh dhe qëndrimesh në lidhje me temat aktuale nga karakteri i përditshmërisë politike, si dhe tema të cilët janë me interes strategjik afatgjatë për Republikën e Maqedonisë.
Nga ana e të pranishmeve debati ishte vlerësuar si shembull pozitiv për hapjen e dialogut konstruktiv dhe gjithëpërfshirës mes krijuesve të opinionit publik dhe përfaqësuesve të Sekretariatit për Çështje Evropiane.
Ajo për të cilën të gjithë ishin dakord është se BE ka qenë, është dhe do të jetë prioriteti ynë, atë askush gjatë viteve të kaluara por as sot nuk e ka vendosur në diskutim.
Pjesëmarrës në debat ishin përfaqësues të shquar të sektorit civil dhe komunitetit akademik, dhe e njëjta ishte e udhëhequr nga ana e Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Dr. Fatmir Besimi duke përfshirë përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
BE bisedimet, kanë për qëllim, përmes një debati të hapur, profesional dhe konstruktiv, mes palëve të ndryshme shoqërore në tema dhe çështje aktuale, të kontribuojnë në kalibrimin e qëndrimeve të përbashkëta, udhëzimeve dhe sugjerimeve të cilat mund të çojnë deri në zgjidhje.
ZKQRM Besimi dhe Sekretariati për Çështje Evropiane, do të organizojnë dhe do të jenë nikoqir të një sëre debatesh, të ashtuquajtura BE Bisedime gjatë vitit 2015, me përfshirje të politikanëve të shquar, funksionar, profesor universitar, përfaqësues të komunitetit të biznesit, përfaqësues të sektorit joqeveritar, gazetarë dhe personalitete të tjera aktive me ndikim në shoqërinë tonë.
Në debatin e sotëm u paralajmëruan debatet e ardhshme në fushën e perspektivave ekonomike, barazisë gjinore, të drejtave të njeriut dhe fondeve Evropiane.