Bursa
Për t’iu ndarë mjetet e bursës, aplikuesi/kandidati duhet ti plotësojë kushtet në vijim:
• Të jetë qytetar i Republikës së Maqedonisë;
• Të posedojë diplomë universitare për kryerje të shkollimit të lartë adekuat dhe vërtetim për provimet e kaluara, ose të jetë në vitin e fundit të studimeve, me kusht që ato t’i mbarojë më së voni deri më 31.07.2013. Përparësi do të kenë kandidatët me sukses mesatarisht të lartë, si dhe kandidatëve nga universitetet e ranguara lart në pajtim me rangimin kombëtar.
• Të vërtetojë që e zotëron shkëlqyeshëm gjuhën angleze (TOEFL, IELTS, ose vërtetim tjetër relevant për kryerjen e studimeve deridiplomike në gjuhën angleze jashtë shtetit, ose, të vërtetojë që për periudhë të gjatë kohore e ka përdorur gjuhën e jashtme si rezultat i banimit të përkohshëm ose qëndrimit më të gjatë në një shtet të jashtëm dhe faktorë të tjerë relevant për njohjen e gjuhës). Njohja e gjuhëve tjera të shteteve anëtare të BE-së do të llogaritet si përparësi.
• Të vërtetojë që ka fillluar procedurë për regjistrim në studime pasdiplomike të cilat zgjasin një vit akademik (deri në 12 muaj) në institucion të lartë arsimor jashtë shtetit me program adekuat në studime pasdiplomike të lëmive të përmendura.
• Të dorëzon dokumentacionin e plot te aplikimit pas shpalljes : formular të plotësuar për aplikim, boigrafi në gjuhën maqedonase dhe angleze, lidhje deri te programet e studimit, gjegjësisht lista e lëndëve që përmbahen në studimet, vërtetim relevant për zotërimin e gjuhës angleze, diplomë universiteti që tregon se ka kryer arsim të lartë me certifikatë për transkriptimet e kryera,dëshmi/komunikim ose dokument për pranimin e aplikacionit të studimeve dhe letër motivuese ne gjuhën maqedonase dhe angleze.
Nuk do të merren parasysh fletëparaqitjet e kandidatëve të cilët:
• Kanë dorëzuar dokumentacion jo të plotë;
• Kanë aplikuar pas afatit përfundimtar për aplikim në konkurs;
• Janë veç më duke ndjekur studime pasdiplomike në lëminë e BE-së jashtë shtetit;
• Janë para mbarimit të studimeve pasdiplomike ose sapo kanë mbaruar studimet pasdiplomike në lëminë e BE-së jashtë shtetit;
• Kanë të kryer një herë studimet pasdiplomike dhe kërkojnë bursë për studime të dyta pasdiplomike;
• Kanë filluar procedurë për regjistrim ose janë regjistruar në studime pasdiplomike në lëminë e BE jashtë shtetit, të cilat zgjasin më shumë se 12 muaj.
Aplikimi për këtë konkurs duhet të përmbajë dokumentet në vijim në formë elektronike:
- Formular të plotësuar për aplikim në konkursin për ndarje të bursave për studime pasdiplomike nga lëmia e BE;
- Biografi në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën angleze [EU format];
- Link nga programi i studimeve pasdiplomike; nëse nuk ka link ose programi nuk është i përshkruar në internet, listë të lëndëve prej të cilave përbëhet programi;
- Vërtetim që e zotëron shkëlqyeshëm gjuhën angleze (TOEFL, IELTS, ose vërtetim tjetër relevant për kryerjen e studimeve deridiplomike në gjuhën angleze jashtë shtetit, ose, vërtetim që për periudhë të gjatë kohore e ka përdorur gjuhën e huaj si rezultat i banimit të përkohshëm osë qëndrimit më të gjatë në një shtet të jashtëm dhe faktorë të tjerë relevant për njohjen e gjuhës);
- Diplomë universitare për kryerje të shkollimit të lartë adekuat dhe vërtetim për provimet e kaluara; nëqoftëse ështe në vitin e fundit të studimeve, vërtetim për provimet e kaluara.
- Vërtetim / komunikatë për pranim të dokumenteve, respektivisht aplikim për studime pasdiplomike për BE/IE në institucion të lartë arsimor jashtë shtetit;
- Letër ku do të tregohen motivet për konkurim, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën angleze.
Formulari për aplikim dhe EU formati i biografisë mund të gjenden në internet faqen zyrtare të Sekretariatit për Çështje Evropiane: http://www.sep.gov.mk/content/?id=87#.Ue_Uuaxn_xU I njejti, gjithashtu mund të merret edhe në arkivën e Sekretariatit për Çështje Evropiane, ose me kërkesë të kandidatit potencial mund të dërgohet edhe me anë të postës.