Bursa
16.1.2017 12:52
K O N K U R S
PËR NDARJE TË BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE UNIVERSITARE TË CIKLIT TË DYTË “GABRIELA KONEVSKA TRAJKOVSKA” JASHTË VENDIT NGA FUSHA DREJTËSISË, EKONOMISË DHE POLITIKAVE TË BE –SË PËR VITIN AKADEMIK 2017/2018
Trembëdhjetë vite me radhë, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë realizojnë aktivitetin: ndarjen e bursave për studime pasuniversitare të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, ekonomisë dhe politikave të BE-së jashtë shtetit. Qëllimi për të siguruar këto mjete financiare është që të dërgohen kuadro për specializim në fushën e BE-së, është ndërtim dhe përforcim i aftësive profesionale të nëpunësve shtetërorë të cilët janë të angazhuar në procesin dhe përafrimin e vendit drejt BE –së.
Kush mund të aplikojë?
Konkursi është i hapur për nëpunësit shtetëror të Republikës së Maqedonisë. Bursat “ Gabriela Konevska Trajkovska “ janë të destinuara për kandidatët të cilët janë të regjistruar në institucione arsimore të larta jashtë shtetit me program adekuat për studime akademike universitare të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, ekonomisë dhe politikave të BE-së jashtë shtetit.
Ky konkurs ka të bëjë me studimet akademike universitare të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, ekonomisë dhe politikave të BE-së jashtë vendit, me ç ‘rast përparësi do ju jepet kandidatëve:
Kushtet për aplikim në përgjithësi janë specifikuar në shpalljen e publikuar.
KONKURS PËR NDARJE TË BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE UNIVERSITARE TË CIKLIT TË DYTË “GABRIELA KONEVSKA TRAJKOVSKA” JASHTË VENDIT NGA FUSHA DREJTËSISË, EKONOMISË DHE POLITIKAVE TË BE –SË PËR VITIN AKADEMIK 2017/2018 | |
Конкурс објавен во Дневник | download |
Образец за аплицирање | download |
CV (EU format) | download |
Konkursi për ndarjen e bursave “Gabriela Konevska Trajkovska” është publikuar me 16.01.2017 në dy gazetat ditore me tirazh më të lartë edhe atë gazeta “Dnevnik” dhe gazeta “Koha” në faqen e internetit të Sekretariatit për Çështje Evropiane http://www.sep.gov.mk/sq/content/?id=87 pastaj në web faqen e Qendrës për trajnime të SÇE-së tc.sep.gov.mk si dhe në kanalin nacional televiziv. Konkursi zgjat deri me 14.02.2017.
Në datë 1.02.2017 (e mërkurë) në ora 10:00, në hapësirat e SÇE-së rruga Kej Dimitar Vlahov nr.4, Shkup (ndërtesa e mëparshme e Bankës Komerciale) do të mbahet ditë informative, ku do të mund të merren informacione më të hollësishme lidhur me bursat.
Gjatë kohëzgjatjes së konkursit kandidatët e interesuar mund të paraqiten për këtë bursë me dorëzimin e dokumentacionit në mënyrë elektronike në e-mail adresën: stipendii@sep.gov.mk, ose përmes postës në adresën në vijim:
Qeveria e Republikës së Maqedonisë
Sekretariati për Çështje Evropiane
(shpallje për ndarje të bursës “Gabriela Konevska Trajkovska”)
Kej Dimitar Vllahov nr.4 1000 Shkup
ose ti dorëzohojnë personalisht me zarf të mbyllur në arkivin e Sekretariatit për Çështje Evropiane Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Çka më tej?
Përzgjedhjen e aplikacioneve të arritura e kryen Komisioni përkatës i formuar. Pas përzgjedhjes së parë, kandidatët që plotësojnë kushtet administrative do të thirren në intervistë. Komisioni i propozon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë propozim-listën, dhe bën zgjedhjen pas miratimit të propozim-listës nga ana e Qeverisë.
Fituesit e ardhshëm të bursës
Dhënësi i bursës merr përsipër ti mbuloj shpenzimet në shumën prej 20.000,00 euro. Kostot të cilat e tejkalojnë shumën e specifikuar do të jetë në barrë të përdoruesit të bursës. Mjetet janë alokuar për sigurimin e pagesave për shkollim, strehim, ushqim, dhe shpenzimet e udhëtimit deri në destinacionin e studimit dhe prapa.
Kandidatët e zgjedhur nënshkruajnë marrëveshje me Sekretariatin për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Kandidatët e zgjedhur janë të obliguar të punojnë në organet e administratës shtetërore në periudhë prej 3 vitesh pas kryerjes së studimeve akademike universitare të ciklit të dytë.
Për zgjedhjen përfundimtare të kandidatëve do të informohen të gjithë kandidatët të cilët janë paraqitur në konkurs, në afat prej 8 ditësh nga dita e zgjedhjes përfundimtare.