Lajme
06.3.2015 13:02
Sot, Sekretariati për Çështje Evropiane, si institucion i cili koordinon pjesëmarrjen e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë në programet dhe Agjensionet e Unionit bashkë me shoqërinë Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar – GIZ mbajtën prezantimin e programeve të reja të Unionit në dispozicion për Republikën e Maqedonisë dhe promovimin e broshurës “Programe të Unionit 2014 - 2020”.
Në këtë ngjarje fjalim kishte Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dhe koordinator Nacional për IPA, Dr Fatmir Besimi, përfaqësues të delegacionit të BE-së si dhe përfaqësues të shoqërisë Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar – GIZ.
Programet e Unionit përfshijnë po thuaj se çdo fushë të jetës socio – ekonomike të qytetarëve evropian, siç janë: arsimi, kultura, rina, mediat, çështjet sociale, zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mjedisi jetësor, transporti, shëndeti publik, bashkëpunimi ligjor, lufta kundër dhunës, krimit, terrorizmit, shoqëria informatike, dogana dhe tatimet.
Këto programe janë në dispozicion të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, sektorit civil, komunitetit akademik, universiteteve, studentëve,ndërmarrjeve, institucioneve shtetërore të cilëve ju mundësohet përmes rrjeteve dhe lëvizshmërisë të fitojnë përvojë ndërkombëtare njohuri dhe mundësi për përfitimin e praktikës së mirë, konkurrencës së zgjeruar, ide inovative, miratim të programeve me vlera evropiane etj.
Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se për periudhën 2014 – 2020 biletat hyrëse si kusht për pjesëmarrje në programet janë paraparë lartësi prej 70 milion euro, nga të cilat 46,6 milion euro nga IPA dhe 24,4 prej buxhetit nacional.
Republika e Maqedonisë, deri më tani ka nënshkruar Marrëveshje për qasje në programet në vijim: Erasmus+ (maj2014), Horizont 2020 (korrik 2014), Evropa–Krijuese - kulturë(korrik 2014), COSME (shtator 2014), Fiskalis (tetor 2014), Dogana (tetor 2014), Evropa për qytetarët (dhjetor 2014), Mekanizëm për mbrojtje civile, Punësim dhe inovacione sociale, si dhe qëndron e hapur mundësia për pjesëmarrje në programin Jetë +, me të cilat ju mundëson qytetarëve shfrytëzimin e tyre.
Në periudhën 2007 – 2013 Republika e Maqedonisë ka paguar pjesëmarrje në Programet në lartësi prej 11 milion euro, nga të cilat 3 milion euro nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë dhe 8 milion euro nga IPA, nga të cilat janë shfrytëzuar mesatarisht 20 milion euro për qindra projekte.
Sfida kryesore për Sekretariatin për Çështje Evropiane, është që të bëhet promovim më i gjerë i mundësive në drejtim të shfrytëzimit më të mirë të këtyre programeve për jetë më të mirë të qytetarëve.