Të nderuar,
Sot( e hënë, 8 shkurt 2021), në ora 13 në aeroportin ndërkombëtar Shkup do të ketë pranim/dorëzim të ventilatorëve të mjekësis nga NATO Pandemic Response Trust Fund (PRTF), si donacion nga Slovak Aid, në kuadër të vizitës të Ministrit për Punë të Jashtme të Sllovakis, Ivan Korçok.
Në këtë ngjarje, përskaj MPJ Korçok do të marrin pjesë edhe Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov,në rolin e Koordinatorit Nacional për Ndihmë të huaj në vend si dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.
Njëkohësisht ju njoftojmë se pas pranim dorëzimit të donacionit do të pasoj deklaratë për media.
Ftojmë ekipin tuaj ta ndjek ngjarjen.
APLIKIMI:
Në mënyrë që të ju lejohet hyrja për incizime/ fotografi, po ju dërgojmë udhëzimet nga TAV, ku duhet të plotësoni të dhënat jo më vonë se sot në orën 9 të mëngjesit.
=====================================================================================
Udhëzim nga TAV Aeroportet
Të nderuar,
Çdo medium që dëshiron të regjistrojë/ fotografojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit (pavarësisht nga
rasti), është e nevojshme ta kontaktoni Departamentin për Komunikime Korporative të TAV Maqedoni për të njoftuar arsyen e regjistrimit / fotografimit dhe për të marrë leje nga Departamenti i Sigurisë së TAV Maqedoni, për të cilën është e nevojshme të futni dokumentet e identifikimit personal/ letërnjoftimi për shtetas të Maqedonisë/pasaportë për shtetas të huaj) të ekipit tuaj mediatik, në aplikacionin vijues:
........................................................................................................................
https://asecskp.tav.aero
Përdoruesi: guest
paswordi: Guest.123-
Vërejtje: Gjithmonë përdorni shfletuesin (browser) CHROME.
.........................................................................................................................
Ju lutemi përcjellni udhëzimet e dhëna në linkun më latë për plotësimin e aplikacionit. Njëkohësisht, është e domosdoshme ti dërgoni letërnjoftimet-pasaportat e Juaja në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në e-mailin:
mvrjavnost@gmail.co, sepse aeroporti është pikë kufitare, që do të thotë se është e patjetërsueshme edhe leja nga MPB-ja.
=====================================================================================
ME RËNDËSI:
Ju lutemi dërgoni konfirmimin e pjesëmarrjes e-mailin në vijim për një koordinim më të mirë:
slavica.karova@sep.gov.mk, jo më vonë se sot (e hënë), deri në 9:00.
Ekipet tuaja të jenë përpara hyrjes nr. 5 në ndërtesën e vjetër të aeroportit, jo më vonë se ora 12:00, në mënyrë që ata të kalojnë me kohë procedurat e sigurisë dhe të barten në vendin e ngjarjes.
Personi i kontaktit për mediat kur ata arrijnë në parkingun e ndërtesës së vjetër të aeroportit është Elena Presilska, 075 / 231-368.