26.11.2020 06:51
VELT: Bullgaria i bllokon negociatat aderuese për arsye të mosmarrëveshjes gjuhësore. A Jeni të befasuar nga ky qëndrim i fqinjit tuaj? Sepse më herët Bullgaria i mbështete këto negociata. |
Nikolla Dimitrov: E gjithë kjo filloi në tetor të vitit 2019. Në Parlamentin Bullgar u soll deklarata politike. Më herët Sofja kontribuonte shumë në ardhmërinë tonë evropiane. Me Samitin e BE-së – Ballkani Perëndimor në Sofje në maj të vitit 2018 e më pas në qershor, kur Ministrja për Punë të Jashtme Zaharieva luftonte për dritë të gjelbër për negociatat tona aderuese. Mirëpo, me Deklaratën në Parlament, Qeveria bullgare i vendosi në tavolinë çështjet bilaterale të BE-së. Ndërsa, ne kemi Marrëveshje për miqësi, mekanizëm për diskutim mbi këto tema, historian nga të dy vendet të cilët punojnë në këto tema. Unë mendoj se nuk është aspak produktive politikanët të diskutojnë rreth çështjeve historike. Ne jemi rajon me një histori shumë të pasur, por deri më tani nuk arritëm që gjeneratës së re ti ofrojmë perspektivë të mjaftueshme për të ardhmen. Nga këtu, ideja ishte: ti lejmë historianët të diskutojnë rreth historisë – ndërkaq ne të merremi me çështje më të rëndësishme për të tashmen dhe për të ardhmen. Që do të thotë nuk ishim të befasuar, por jemi të zhgënjyer. Bashkimi Evropian në bazë të Marrëveshjes së Lisbonës, është Union që respekton diversitetin kulturor dhe gjuhësor. Dhe me të vërtet është rëndë të ju shpjegohet qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut si ndodhi kjo, gjuha e tyre, gjuha maqedonase, të jetë pengesë për aderim drejt një bashkësie e cila vlerëson diversitetin gjuhësor si një pasuri të veçantë. Por, gjithashtu, rëndë të shpjegohet se pse gjuha paraqet pengesë në rrugën drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore, e cilat duhet të bazohet në respekt të ndërsjellë.
VELT: Cila do të ishte zgjidhja? |
Mihael Rot: Si një evropian i sigurte, gjithmonë mbetem optimist. Premtuam se gjatë kryesimit tonë me Këshillin do të mundohemi të marrim dritë të gjelbër për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut. Edhe unë ndjehem i detyruar ndaj këtij premtimi. Negociatat nuk janë të pasuksesshme, por duhet bërë edhe më shumë. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave gati se të gjithë delegacionet edhe një herë bënë të ditur se temat bilaterale mes dy vendeve do duhej të mbeten aty. Dhe se tani duhet të përqendrohemi në çështjet qendrore të cilat janë të rëndësishme për fillimin e negociatave aderuese. Kjo duhet të bëhet sepse neve urgjent na duhet sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor. Duhet të pranojmë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në vitet e fundit kanë arritur rezultate të shkëlqyera. Maqedonia e Veriut shkruaji histori me Marrëveshjen për fqinjësi me Bullgarinë, por edhe me zgjidhjen e kontestit për emrin me Greqinë, e cila zgjati afër 30 vite. Kjo duhet edhe të shpërblehet.
VELT: z. Dimitrov Ju personalisht morët pjesë në negociatat e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Që do të thotë se e kuptoni kompleksin e këtyre çështjeve. Cila është mënyra për zgjidhjen e konfliktit me Bullgarinë? |
Nikolla Dimitrov: Një nga arsyet kryesore se pse ishim të suksesshëm në zgjidhjen e çështjes me miqtë tanë grek ishte ajo se Marrëveshja e Prespës jo vetëm që se prekte gjuhën dhe identitetin maqedonas, por edhe e konfirmoi të drejtën tonë për vetëvendosje. Marrëdhëniet mes vendeve funksionojnë në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Shtetet nuk i pranojnë gjuhët ose identitetet, ata i pranojnë shtetet dhe qeveritë. Jetojmë në Evropën e vitit 2020. Pyetja për atë se kush jam unë është pyetje që ka të bëjë vetëm për mua. Nuk lejoj që vendi im të tregojë se kush jam unë, kurse të mos flasim për vend tjetër. Gjuhët e vendeve evropiane janë punë e tyre, në mënyrë të përshtatshme ata ju referohen vetëm popujve përkatëse. Kjo do të ishte kornizë që do të na ndihmonte ti shmangemi këtij problemi.
Maqedonishtja, krahas gjuhës sllovene dhe gjuhës serbo-kroatishte, ishte njëra nga gjuhët zyrtare në Jugosllavinë e mëparshme. Në ndërkohë, përmes zhvillimit politik të rajonit, e kemi edhe gjuhën serbe, gjuhën kroate, gjuhën malazeze dhe gjuhën boshnjake. Se si popujt e quajnë gjuhën e tyre, ajo është e drejta e tyre. Nuk është aspak produktive këtë ta shndërrojmë në mosmarrëveshje mes dy vendeve.
VELT: Si do ta definoni identitetin maqedonas? |
Nikolla Dimitrov: Për audiencën gjermane: Ne jemi komb i vogël por bujar në pjesën e Ballkanit qendror. Nuk kemi dalje në det, por kemi shumë male të gjelbra dhe liqene të mrekullueshme. Procesi i pavarësisë së kombit maqedonas fillon në gjysmën e shekullit të 19-të dhe kulmoi me shtetësi në vitin 1944 dhe ajo nuk mund të kuptohet pa i pasur parasysh ndikimet nacionale të ideve tjera të Ballkanit. Madje siç është rasti me të gjitha idetë nacionale në Evropë dhe botë. Ne ishim njëra nga gjashtë vendet themelues të Jugosllavisë së mëparshme, fituam pavarësinë në vitin 1991, dhe sot jemi demokraci multietnike. Shumica janë Maqedonas, krishterë ortodoks. Aty janë edhe Shqiptarët, Serbët, Romët, Turqit si dhe bashkësitë tjera. Atë që e shohim në Evropë është shpresë për mirëqenie, si dhe bashkësi vlerash. Procesi i negociatave neve na duhet që ta sjellim Evropën në vendin tonë. Kur flasim për Evropë në Maqedoninë e Veriut, atëherë njerëzit në të nënkuptojnë: gjyqësi të pavarur, sundim të ligjit, liri të medias, institucione të përforcuara, ajër i pastër. Si metaforike, ashtu edhe në kuptim të drejtë. Shkupi është një nga qytetet me ajër më të ndotur në Evropë. Për këtë arsye duam që ti fillojmë negociatat aderuese. Tani më 15 vite jemi vend kandidat dhe ishim vendi i parë që nënshkruam Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, por humbëm një gjeneratë të plotë për arsye të kontestit për emrin me Greqinë. Më pas në Bruksel, me kërkesën e Parisit, u përpunua metodologjia e re për negociatat aderuese. Tani pengesa e radhës vjen nga fqinji ynë lindor.
Nikolla Dimitrov: Mendoj që zgjidhja është që të përqendrohemi në probleme të zgjidhshme, dhe jo në atë që identitetin tonë ta bëjmë parakusht për të ardhmen evropiane. Nuk është e drejtë që Maqedonasit në vitin 2020 të vendosin për atë se a duan të mbeten Maqedonas ose të bëhen Evropian. Ajo shkon njëra me tjetrën, ndërkaq sfida për identitet nacional në Evropë është sfida për Evropë, sepse Evropa është bashkësi e vlerave që çmon diversitetin e saj. Qëllimet e ndërtimit të miqësisë me Bullgarinë, zhvillimin e bisedimeve për pranim si dhe mbrojtjen e së drejtës tonë të vetëvendosjes dhe identitetit, plotësojnë njëra tjetrën. Do të thotë, ne do të vazhdojmë të negociojmë, na mbetën edhe disa javë. Dhe shpresoj se me ndihmën e kryesimit gjerman me Këshillin e BE-së do të korrim sukses së bashku me fqinjët tanë Bullgar.
VELT: Çfarë fuqie ka kryesimi gjerman me Këshillin për arritjen e kompromisit? |
Mihael Rot: Aktualisht jemi në kontakt të afërt ditor me të dyja palët. Në fund të ditës ky është argumenti qendror: Ballkani Perëndimor nuk është “oborr i ynë i pasmë” por “oborr i brendshëm” i Evropës. Stabiliteti, paqja, pajtimi rajonal aty janë thelb i kuptimit strategjik për Evropën. Posaçërisht për fqinjësi. Edhe siguria si dhe stabiliteti i Bullgarisë do të jenë të ndikuar nëse nuk arrijmë stabilitet më të madh në fqinjësi. Parimisht vërehet ky argument. Qëllimi ynë negociues është që të qartësohen punët që janë më shumë të duhura për negociatat aderuese për çka duhet të kujdeset edhe vetë BE-ja. Më pas kemi edhe disa probleme bilaterale, të cilat sipas qëndrimit bullgar, dalin nga zbatimi jo i përshtatshëm i Marrëveshjes për miqësi. Lidhur me këtë inkurajuam të dy vendet të gjejnë zgjidhje që këto çështje bilaterale do ti sjell në një proces strukturor, që të zgjidhen hap pas hapi. Këto pengesa nga e kaluara janë konflikte shumë të ndjeshme. Për këto duhet kohë dhe nuk mund të zgjidhen në afat prej disa javësh. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut krijuan Komision të historianëve. Kështu diçka nuk ndodh brenda natës. Dhe duke e pasur parasysh këtë, kjo nuk do të parandaloj fillimin e negociatave aderuese dhe hapjen e konferencës ndër-qeveritare në dhjetor.
VELT: z. Dimitrov: Cilat do të ishin pasojat e vendit tuaj në rast se negociatat aderuese do të shtyheshin më tej? |
Nikolla Dimitrov: Rezultati do të ishte – zhgënjim. Njerëzit humbin shpresë se vërtet është e mundur ti afrohemi më afër Evropës. I gjithë rajoni është në garë me kohën. Të rinjtë vendosin të largohen, të shpërngulen në Gjermani, Itali, apo në ndonjë vend tjetër anëtar, sepse duan perspektivë evropiane. Kurse neve na nevojiten këta njerëz, pikërisht këtë perspektivë ta krijojnë këtu, në vendin tonë. Gjithmonë kur ekziston pengesa në rrugën drejt Evropës atëherë kjo shkon në favor të skeptikëve dhe nacionalistëve. Sa më e vogël që është shpresa se vizioni evropian për këtë vend do të jetë realitet, aq më shumë dëmton reformatorët pro-evropian dhe aq më shumë nga kjo përfitojnë fuqitë negative.
Shefi ynë i mëparshëm në Qeveri humbi busullën në një situatë të jashtëzakonshme, pasi që nuk patëm sukses të hymë në NATO në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008. Gjë që shkaktoi vonesë të cilën ai e shfrytëzoi ta zgjerojë pushtetin e tij. Besoj që, në rast se nuk kemi sukses – kam shpresë se do të arrijmë me ndihmën e Berlinit dhe vendeve tjera anëtare – por, në rast se nuk arrijmë do të detyrohemi ta kahësojmë energjinë tonë në gjëra të vërteta, ta përshpejtojmë procesin reformues. Sepse qasja drejt BE-së është përshpejtues i reformave. Në rast se nuk do të mund ti kryesojmë negociatat formale aderuese, ka me siguri do t’ju bëjmë thirrje vendeve anëtare të interesuar të na ndihmojnë për këtë, ti zbatojmë reformat e mëtutjeshme në sferat kyçe me qëllim që të jemi në formë të mirë kur rrethanat të ndryshojnë.
Efekti i vonesës për politikën tonë të brendshme është në atë se bën më sfiduese për ta mbajtur kursin. Atëherë do të duhet t’ju shpjegojmë njerëzve se nuk duhet të dorëzohemi. Kemi vizionin Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe të mbahemi në të. Nëse kjo mund të ndodhë me ndihmën e negociatave aderuese, shkëlqyeshëm – por edhe ma ata medoemos të vazhdojmë më tej të punojmë për ti realizuar standardet evropiane në vendin tonë. Besoj që atë mund ta bëjmë me ndihmën e miqve tanë në selitë evropiane, dhe kjo do të ndihmojë për sigurimin e perspektivës së popullit tonë. Por, opozita pikërisht tani flet për votim për mosbesim, i bën thirrje Kryeministrit, që mua dhe Ministrin për Punë të Jashtme të japim dorëheqje. Ky është rezultat i deritanishëm i zhvillimit të pasuksesshëm të ngjarjeve.