Lajme
27.2.2015 13:00
Sekretariati për Çështje Evropiane sot ishte nikoqir i një grupi nxënësish nga Quality Schools International. Bëhet fjalë për nxënës të moshës prej 11 deri 17 vjeçare nga vende të ndryshme, të cilët me familjet e tyre jetojnë në Maqedoni.
Gjatë vizitës së tyre në SÇE, nxënësit u takuan me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, ku patën mundësinë të diskutojnë për aspiratat evropiane të Republikës së Maqedonisë, rëndësinë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi në procesin e integrimit si dhe për çështje të tjera me interes për ta.
“Diversiteti në këtë grup dhe lidhshmëria juaj me Maqedoninë do të kontribuojë në përforcimin e marrëdhënies tuaj me vendin tonë gjë që do tu bëjë ambasadorë të ardhshëm të Republikës së Maqedonisë” u tha Zëvendëskryeministri Besimi nxënësve në takim.
Pas përfundimit të takimit nxënësit kishin mundësinë që ti vizitojnë zyrat e SÇE-së e njëherësh edhe të njihen me punën e sektorëve të Sekretariatit.