Info
15.10.2020 03:33
Të nderuar,
Do të donim të ju informojmë që nesër, 16.10.2020( e premte) në kazermën “Goce Dellçev” në Shkup do të dorëzohet donacioni të cilën Sllovakia e siguroi për Maqedonin e Veriut përmes Mekanizmit për mbështeje civile të Bashkimit Evropian, si mbështetje në luftën kundër COVID-19.
Gjatë dorëzimit prezent do të jenë Nikolla Dimitrov, Zëvendës kryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe Koordinator Nacional për ndihmë të huaj në vend, ambasadori dhe shefi i Delegacionit të BE-së Dejvid Gir, ambasadori i Sllovakisë Henrik Markush dhe drejtori i Drejtorisë për mbështetje dhe shpëtim, Adnan Xhaferoski .
Janë të parapara deklarata për media me fillim në ora 15:00.
E ftojmë mediumin tuaj ta ndjek prezantimin( mundësi pë foto dhe video inserte) dhe deklaratat për mediume.
Me rëndësi
1. Për shkak të proceduarve në Kazermë për njoftimin e paraprak të personave, lutemi të dërgoni emrin dhe mbiemrin e gazetarit dhe kameramanit/fotoreporterit, me qëllim që të njejtit të jenë të lajmëruar nga ana jonë për hyrje në kazermën “Goce Delçev”, kurse gjatë hyrjes patjetër të mbahen dokument personal identifikues.
2. Paraqitja për ndjekjen e ngjarjes do të mundë ta bëni në adresën në vijim blazenka.miteva@sep.gov.mk më së voni deri nesër( e premte) në ora 13:00.
3. Lusim qe ekipi juaj të jetë para kazermës” Goce Delçev” në komunën Aerodrom, me së voni deri në 14:30, që të mund me kohë ti kalojnë procedurat e sigurisë, ku më pas me veturat e Drejtoratit për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), brenda kazermës do të barten deri te vendi ku do të zhvillohet prezantimi.
Me respekt,