Lajme
26.2.2015 13:39
Zëvendëskryeministri i Qeverisës së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, realizoi takim me delegacionin e Partisë së Socialistëve Evropian, PES, i kryesuar nga Kryetari i partisë Sergej Stanishev. Pjesë e delegacionit ishin edhe Riçard Hovit, anëtar i Parlamentit Evropian, Evgeni Kirillov, anëtar i Parlamentit Evropian, Xhakomo Filibek, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i PES, Tomas Maes, Sekretar i përgjithshëm i socialistëve të rinj evropian dhe përfaqësues të partive të tjera anëtare të PES.
Në fillim të takimit Zëvendëskryeministri Besimi e përshëndeti miratimin e Rezolutës së Republikës së Maqedonisë nga ana e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).
Në takim u bisedua për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë si dhe për aktivitetet kyçe të parapara me Planin e Veprimit të prioriteteve të përcaktuara dhe aktivitetet rreth vazhdimit të Dialogut Aderues të Nivelit të Lartë – DANL.
U diskutuan edhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi ynë dhe mënyra e tejkalimit të tyre për të shënuar progres plotësues në periudhën në vazhdim. Nga të dyja palët u theksua rëndësia e nevojës për dialog inkluziv politik, për çka Zëvendëskryeministri Besimi shprehi falënderim për përpjekjet që bën Parlamentit Evropian në këtë drejtim.
Në fund të takimit Zëvendëskryeministri Besimi shprehi bindjen se është e një rëndësie thelbësore që zhvillimet e fundit të tejkalohen në mënyrë e cila do të dëshmojë funksionimin e sundimit të së drejtës, lirisë së shprehjes dhe të drejtave themelore njerëzore. Me këtë, t’i mundësohet Maqedonisë që të mbetet e fokusuar në integrimet euro-atlantike si prioritet kyç strategjik i vendit.